• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJE E OFENDOI BERISHA/ Deputeti nga komuniteti rom: Jam kërcënuar me jetë, thirrje SHBA-së, ju lutem më mbroni
Home
Politikë

DJE E OFENDOI BERISHA/ Deputeti nga komuniteti rom: Jam kërcënuar me jetë, thirrje SHBA-së, ju lutem më mbroni

30 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ervis Meço, deputeti nga komuniteti rom i cili u betua në Kuvend javën e kaluar pasi mori mandatin nga Komisioni Qendror Zgjedhor, nga listat e PD në seancën e sotme denoncoi nga foltorja se është kërcënuar me jetë së bashku me familjen. Ai i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, ambasadës së SHBA-së dhe të tjerave që ndodhen në Tiranë, që ti mbrojnë jetën pas kërcënimeve që ka pasur në adresë të tij.

“Zoti Ruçi iu vendos në dijeni dhe i bëj thirrje ambasadës amerikane dhe të gjitha të tjerave se pas pranimit të deputetit që lobon për komunitetin egjiptian dhe rom, jeta ime është në rrezik. Përveç një vërshimi me doza raciale, jeta ime dhe familjes është kërcënuar me jetë. Patologjia raciale dhe zemërimi po më diskriminon dhe shantazhon deri në marrjen e jetës. Ju lutem merrni nënkontroll ruajtjen e mos cenimit të integritetit tim.

Të dashur qytetar reflektoni, Ervis Meço nuk ka hyrë në këtë parlament për të fyer Lulzim Bashën dhe për të kënaqur Edi Ramën, nuk jam kriminel dhe oligark, por babai i një vaze që lobon për të drejtat e shtresave në nevojë. Ju lutem më mbroni jetën. Së fundmi kam dy cështje të deleguara nga Delvina për kryeministrin Rama, dua të sjell dy shqetësime, qyteti nuk ka një plan për rikthimin e ujit të pijshëm. Kur do të rikthehet uji i pijshëm dhe shqetësimi i dytë është se Devilna po përballet me izolimin, gjykatat janë hequr, spitalet nuk kanë mjekë dhe së fundmi është në vijim një plan për zhvendosjen e zyrave arsimore për në Finiq” deklaroi ai.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi reagoi duke thënë se “Lidhur me atë që dëgjova dhe rrezikimin e jetës suaj. Ju lutem depozitoje kërkesën që ke dhe duhet ta procedosh rastin që ke”. Dje ish-kryeministri Sali Berisha fyeu deputetin nga komuniteti rom Ervis Meço. Teksa postoi një “denoncim’, përveç ofendimit për përkatësinë tij, Berisha ngriti dhe akuza ndaj deputetit të ri duke thënë se i është dhënë si shpërblim një apartament në Tiranë për të pranuar mandatin.

“Edvini akuzohet se bleu me 50 mije euro dhe nje hyrje deputetin e Delvines! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb Pershendetje Doktor deputeti injorant qe sdi tabelen e shumezimit dhe qe ne shkoll te mesme ngelej ne vjesht CDO vit Elvis Meco ka mar si shperblim nga Rama Ik ,nje hyrje ne Tiran dhe nje shum prej 50 mij £uro le ti hetohet pasuria kur I ati punon hidraulik dhe mamaja infermiere si mund te ket hyrje deputeti i Romeve ne Tiran Ku para disa vitesh ki injorant pagoji 11000lek telefoni fikse te albtelekom se fliste me 0900 e di gjith Delvina per kete teneqexhi mire”, shkruante Sali Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSHTOJNË SA TRE RROGA/ Vip-at të fiksuar pas syzeve dhe ja çmimi i tyre (FOTO)
Previous article PREZANTOHET PROJEKTI I NËNKALIMIT TEK "SHQIPONJA"/ Veliaj: Rrethrrotullimi i makinave kalon nëntokë

F.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

POLICIA "BLINDON" VLORËN/ Kontrolle të shtuara ndaj makinave me xhama të zinj dhe personave në kërkim Aktualitet

POLICIA "BLINDON" VLORËN/ Kontrolle të shtuara ndaj makinave me xhama të zinj dhe personave në kërkim

SPAK THELLON HETIMET/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut Aktualitet

SPAK THELLON HETIMET/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT