• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTA/ Zak Topuzi: Dhuna në protestat e opozitës ka ndikuar tek ardhja e turistëve. Bilanci…
Home
Intervista

INTERVISTA/ Zak Topuzi: Dhuna në protestat e opozitës ka ndikuar tek ardhja e turistëve. Bilanci…

30 May, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Sociale

Ndodhemi në prag të sezonit turistik dhe vetë turizmi mbetet nje nga sfidat me të mëdha edhe për këtë vit në vend.

Zhvillimet e fundit në vend flasin për një formë të stepjes nga turistet per shkak të protestave në Tiranë.

AlpeNews.al ka realizuar një intervistë me kryetarin e shoqatës shqiptare së hoteleri turizmit Zak Topuzin, i cili ndër të tjera thotë:

“Në 2018, bilanci i të ardhurave nga turistët e huaj ishte reth 1.8 miliardë euro, afërsisht 9% më shumë krahasuar me vitin 2017. Shqiptarët shpenzuan reth 1.4 miliardë euro në udhëtime jashtë, 13% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që të huajit organizojnë pushime më të plota, më spontane dhe të ndryshme, shqiptarët , turizmin e konceptojne kryesisht jashtë vendit dhe në pak destinacione. Mbeten besnik te pushimeve “all incluziv”, kryesisht drejt Turqisë dhe Egjiptit duke i ndare ne dy sezone”.

INTERVISTA E PLOTË: 

1. A mund të na tregoni si qëndron trendi i rezervimeve turistike në raport me pritshmëritë tuaja? Po në krahasim me vitet paraardhëse?

Turizmi mbetet, gjithmonë një sfidë kryesore për Shqipërinë , madje më e vështira fale nje ballkani qe po kthehet në  “Brand”, rezultat i potencialit të madh turistik që zotëron por dhe investimeve te reja dhe me standarde. Numri i turisteve në fillim të vitit paraqitej me një trend të lehtë ritje, fale frymës pozitive e që mbizotëron në tregun evropian të industrise së turizmit. Por, muajin e fundit , si rezultat i perkeqësimit të klimës politike kemi një panoramë krejt tjetër. Anullime teë prenotimeve në masë në sezon dhe ulje te prurjeve të  target grupit të konferencave e korporatave, kryesisht në  Tiranë, ku mbizoterojnë hotele të biznesit .

2. A kanë ndikuar protestat në vend për uljen apo rritjen e turistëve gjatë periudhës që flasim?

Klima politike konfliktuale dhe demonstrimet e dhunshme kanë dhenë shqetësimet e para tek partnerët nderkombëtar si dhe tek klientët që kerkojnë të vizitojnë vendin në menyrë individuale. Lajmet në Tv ndërkombëtare kanë ndikuar më  teper per imazhin e vendit duke ulur prurjet e carterave javore.

Një rënie duket dhe tek anullimet individuale dhe okupanca e ulet ne hotelet Tirane –Durres.

3. Cilat janë destinacionet më të preferuara në Shqipëri nga turistët?

Vizitorët në Shqipëri janë të ndarë për shkak edhe të preferencave.  Merr prioritet, turizmi i rerës dhe detit(qe ka dhe ndikimin maksimal në PPB) por dhe i kultures që zhvillohet kryesisht në periudhën maj –tetor.  Gjithashtu rritje të konsiderushëme  në  perqindje ka turizmi malor, i aventurës por dhe mjekësor. Verehet një trend pozitiv për të vizituar vendin nga jugu ne veri, jo vetëm në menyrë individuale por tashmë  me familjen, falë informacioneve por dhe reklamave nga sajtet prestigjioze nderkombëtare. Kjo tregon ritjen e sigurise së tyre pavarësisht luftes qe duhet te beje shqiperia për të konsoliduar një imazh të qendrueshëm nderkombëtar.

4. Përgjithësisht, rezervimet janë për periusha afatgjata apo shkurtëra?

Shqiperia vuan një mungesë te numurit te shtretërve ne bregdet dhe per pasoje nje sezonalitet ulet reth 60 dite. Ka përpjekje per nje ritje te netqendrimeve dhe vitet e fundit ka zona me kontrata deri 210 dit por kjo eshte akoma ne zona te kufizuara. Shqiperise i duhet Urgjent nje zone pilot turizmi ( me investime Brand Name)per te ngjallur shpresen e nje turizmi te qendrushem e elitar gjithevjetor, per te konkuruar tregun agresiv ballkanik.

5 .Nëse do bënim një bilanc, si e shikoni trendin e turistëve që duan të vijnë në Shqipëri më ata që duan të rezervojnë jashtë?

Në 2018, bilanci i të ardhurave nga turistët e huaj ishte reth 1.8 miliardë euro, afërsisht 9% më shumë krahasuar me vitin 2017. Shqiptarët shpenzuan reth 1.4 miliardë euro në udhëtime jashtë, 13% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që të huajit organizojnë pushime më të plota, më spontane dhe të ndryshme, shqiptarët , turizmin e konceptojne kryesisht jashtë vendit dhe në pak destinacione. Mbeten besnik te pushimeve “all incluziv”, kryesisht drejt Turqisë dhe Egjiptit duke i ndare ne dy sezone.

Levizjet e tjera mbeten fundjavat apo festat që karakterizohen si destinacione ditore kryesisht ne Ballkan dhe Europë.  Italia dhe Greqia, janë të lidhura me emigracionin e familjeve shqiptare dhe mbeten gjithmonë potenciale gjithevjetore.  Ky vit nisi me nje super lajm per Shqiperine. Lideri botëror i shitjes online Booking.com, në “Top trending destinations for 2019”, rendit Ksamilin ne vendin e 9-të ne bote. Nderkohe lajm I keq eshte se politika konfliktuale po vazhdon te penalizoje industrine. Te shpresojmë neë një  zgjidhje të  shpejtë  politike për të shfrytëzuar maksimalisht imazhin e permiresuar ballkanik.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON TË ARDHMEN PAS TAKIMIT ME PEREZ/ Sergio Ramos vendos: Ky është vendi ku unë dua të jem...
Previous article PAS FITORES NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Gjoka: Donim të mbanim vendin e dytë, na detyroi të

k.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT