• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I DORËZON RAPORTIN E KE-SË RUÇIT/ Soreca: Ja  arsyeja kryesore e rekomandimit pozitiv
Home
Politikë

I DORËZON RAPORTIN E KE-SË RUÇIT/ Soreca: Ja arsyeja kryesore e rekomandimit pozitiv

30 May, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur sot ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ndërsa në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ambasadori i Bashkimit Europian i ka dorëzuar kryeparlamentarit Ruçi raportin e Komisionit Europian për vitin 2019, me rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave më Shqipërinë. Në fjalën e tij, Soreca tha se Reforma në Drejtësi dhe proceset e saj kanë qenë një ndër shtyllat kryesore që ka çuar deri në një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave pa kushte për vendin tonë.

“Kam kënaqësinë që t’ju dorëzoj raportin, duke rikonfirmuar rekomandimin pozitiv për Këshillin Evropian që të çelen negociatat tani dhe pa kushtëzime apo pa kushte. Vendi ka bërë ecuri domethënëse dhe ne besojmë se në këtë raport njihen e vlerësohen të gjitha këto arritje. Reforma në drejtësi dhe rezultatet e saj janë arsyeja kryesore e rekomandimit pozitiv dhe pa kushte për Shqipërinë” -tha Soreca.

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke marrë në dorëzim raportin e progresit, falënderoi ambasadorin Soreca që erdhi në Kuvendin e Shqipërisë.

“Rekomandimi që bën Komisioni Evropian është i mirëpritur nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga bindjet politike që ata kanë, pasi është një gjë shumë pozitive që në Shqipëri nuk ka euro-skeptikë. Në këtë rast, sigurisht që ky raport vjen menjëherë pasi kanë përfunduar zgjedhjet në Parlamentin Evropian, rezultati i të cilit është shumë i mirëpritur nga ne, pasi fituan forcat progresiste pro-evropiane. Urojmë dhe shpresojmë shumë që kësaj radhe Këshilli Evropian të marr një vendimmarrje. ashtu siç e ka rekomanduar Komisioni Evropian”.

Kryetari i Kuvendit Ruçi nënvizoi se reformat integruese janë ndërmarrë nga Kuvendi dhe qeveria e Shqipërisë, jo thjesht se janë rekomanduar nga Komisioni e Këshilli Evropian, por sepse u shërbejnë qytetarëve. Reforma në sistemin e drejtësisë është kryereforma jonë. Ai u shpreh se paketa ligjore e reformës ka përfunduar, se ngritja dhe plotësimi i organeve të reja të qeverisjes së sistemit është drejt përfundimit dhe pritet te realizohet brenda këtij sesioni parlamentar. Z. Ruçi u shpreh se ky proces është i pakthyeshëm dhe nuk mund të pengohet nga asnjë forcë apo rrethanë.

“Vetingu vazhdon normalisht dhe Kuvendi e Qeveria kanë krijuar të gjitha kushtet që ky proces të jetë i painfluencueshëm nga asnjë faktor politik. Lufta kundër Korrupsionit është një prioritet i Parlamentit dhe Qeverisë. Beteja kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve vazhdon. Kuvendi dhe Qeveria po përpiqen të kompensojnë kohën e humbur për realizimin e reformës zgjedhore”,- u shpreh në takim Ruçi.

“Kuvendi ka përmirësuar dukshëm funksionimin e strukturave për procesin e integrimit evropian siç janë: Komisioni i Integrimit Evropian, Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian dhe Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, të cilët dëshiroj t’i falënderoj për përpjekjet e mëdha që kanë bërë dhe të cilat u vlerësuan edhe nga Komisioni Evropian”,- vijoi Kryetari i Kuvendit.

“Roli legjislativ i Kuvendit dhe sigurimi i përputhshmërisë së ligjeve me standardet e BE-së janë forcuar dukshëm, duke garantuar një përafrim më efektiv dhe cilësi më të mirë të legjislacionit të përafruar”,- shtoi Kryetari Ruçi, duke vijuar: “Edhe roli kontrollues i Kuvendit në çështjet e integrimit evropian është forcuar më tej. Komisioni për Integrimin Evropian dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian kanë luajtur një rol kyç për monitorimin e reformave të kërkuara dhe plotësimin e rekomandimeve në kuadër të procesit të integrimit evropian”,- u shpreh Ruçi.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi shprehu vlerësimet më të larta për bashkëpunimin e shkëlqyer midis delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Kuvendit e komisioneve të tij, sidomos komisionit parlamentar të Integrimit. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, vuri në dukje se bashkë me Kryetarin e Kuvendit do të vazhdojnë kontaktet me parlamentet e vendeve anëtare për t’u shpjeguar në detaje arritjet e Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe dhe reformat e tjera integruese të vendit.

Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrtojë këtë raport në të gjitha hollësitë dhe do të marrë të gjitha masat që reformat integruese në Shqipëri të vazhdojnë pa u ndalur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Kukësi-Kastrioti, Vjen avantazhi i krutanëve falë Ymeraj
Previous article LIVE/ Tirana-Flamurtari, Minuta të qeta në “Selman Stërmasi”

k.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

POLICIA "BLINDON" VLORËN/ Kontrolle të shtuara ndaj makinave me xhama të zinj dhe personave në kërkim Aktualitet

POLICIA "BLINDON" VLORËN/ Kontrolle të shtuara ndaj makinave me xhama të zinj dhe personave në kërkim

SPAK THELLON HETIMET/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut Aktualitet

SPAK THELLON HETIMET/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT