• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
QIRAJA E BANESËS/ Qeveria: Ja kategoritë që përfitojnë subvencion
Home
Ekonomi

QIRAJA E BANESËS/ Qeveria: Ja kategoritë që përfitojnë subvencion

30 May, 2019 k.autor Ekonomi

Këshilli i Ministrave ka vendosur dje rregulla për ndihmën ekonomike nga buxheti i shtetit për kategori të caktuara familjesh e qytetarësh, të cilët banojnë në banesa që nuk janë pronësi shtetërore (banesa sociale).

Qëllimi i vendimit të djeshëm është përcaktimi i kritereve për dhënien e subvencionimit të qirasë të banesave, nëpërmjet buxhetit të shtetit, për individët/familjet, që gëzojnë përparësi në përfitimin e programit të strehimit social.

Përfituesit
Përparësi në subvencionimin e qirasë, sipas sistemit të pikëzimit, kanë, por pa u kufizuar në to, kategoritë e përcaktuara në nenet 33 dhe 34/3 të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, përfshirë individët, që dalin nga sistemi i përkujdesjes alternative, si më poshtë vijon: Individët me statusin e jetimit; personat me aftësi të kufizuar; të moshuarit; invalidët e punës; familjet e policëve të rënë në detyrë; emigrantët e rikthyer; punëtori emigrant; azilkërkuesit; familjet e komunitetit rom; familjet e komunitetit egjiptian; viktimat e dhunës në familje; viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit; prindërit e vetëm, që kanë në ngarkim fëmijë; individët, që i përkasin komunitetit LGBTI; të miturit, 14-18 vjeç, dhe të rinjtë, 18-21 vjeç, në konflikt me ligjin; vajzat nëna, pas daljes nga programi i banesave sociale të specializuara; familjet me statusin e qiramarrësit në banesa ish-pronë private, sipas Aktit Normativ me Fuqinë e Ligjit nr.3, datë 1.3.2012.

Radha
Radha e përparësisë së këtyre kategorive përcaktohet në përputhje me sistemin e pikëzimit, që miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Pesha e pikëve varet nga përqindja që zë secila kategori ndaj totalit, bazuar në numrin e përgjithshëm të aplikimeve të këtyre kategorive.

Ministria përgjegjëse për strehimin përcakton kategoritë që gëzojnë përparësi për përfitimin e subvencionimit të qirasë, kur financon ose bashkëfinancon nga buxheti i shtetit. Përparësitë përcaktohen çdo vit, bazuar në prioritetet e programeve qeveritare.

Përfitimi
Masa e subvencionimit të qirasë për çdo individ/familje llogaritet si diferenca ndërmjet qirasë reale, që paguan familja, dhe aftësisë së individit/familjes për të përballuar pagimin e qirasë, e cila llogaritet për 12 muajt e fundit. Qiraja reale nuk mund të jetë më e lartë se qiraja mesatare.

Masa e subvencionimit të qirasë është: e plotë, për të gjithë vlerën e qirasë të përcaktuar për familjet pa të ardhura; e pjesshme dhe në raport të zhdrejtë me të ardhurat mesatare të individit/familjes. Kur subvencioni i qirasë është i pjesshëm, shihet mundësia e uljes së tij pas tre muajve, në varësi të të ardhurave që mund të vijnë nga punësimi apo burime të tjera të ligjshme për individët/familjet që përfitojnë prej tyre.

Nuk përfitojnë asgjë familjet me të ardhura mujore mesatare që shpenzojnë më pak se 25% të të ardhurave mujore për pagesën e qirasë. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN NGA DISKOJA DHE KAPEN ME KOKAINË/ Arrestohen të rinjtë shqiptarë, iu gjetën...
Previous article "KA SKIFTERA"/ Bes Kallaku i bën shitësit turk atë që s'ja ka bërë askush (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

BUXHETI 2027/ Zv.kryeministrja Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë për litër, 18 miliardë lekë për Bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë Ekonomi

BUXHETI 2027/ Zv.kryeministrja Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë për litër, 18 miliardë lekë për Bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë

NIS SISTEMI I PAGESAVE TË MENJËHERSHME/ Transfertat deri në 40 mijë lekë pa komision! Sejko: Bizneset e qytetarët kursejnë 400 mln euro Ekonomi

NIS SISTEMI I PAGESAVE TË MENJËHERSHME/ Transfertat deri në 40 mijë lekë pa komision! Sejko: Bizneset e qytetarët kursejnë 400 mln euro

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja me sa do shiten nafta e benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja me sa do shiten nafta e benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT