I ftuar në “Byro politike” në ABC NEWS, sekretari i marrëdhënieve për median në PS, Alfred Peza u shpreh se raportin pozitiv per çeljen e negociatave në Shqiperi sot u prish një traditë 30 vjeçare.
“Sot u prish tradita 30 vjecare e vendosur mes palëve politike në Shqipëri ku për çështjet e Kosovës dhe integrimit, PD dhe PS kanë qene gjithmonë bashkë për të gjitha hapat e integrimit të derisotem të BE dhe anëtaresimit në NATO.
Për herë të parë kjo opozitë e prishi këtë traditë dhe jo vetëm qe nuk e pershendeti por madje deklaroi se nuk do na hapen negociatat.
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk do donte që kjo të ndodhte sot”, u shpreh Peza.


