• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KUR HAPEN BISEDIMET ME BE”/ Ministri i Jashtëm Cakaj komenton rekomandimin pa kushte
Home
Politikë

“KUR HAPEN BISEDIMET ME BE”/ Ministri i Jashtëm Cakaj komenton rekomandimin pa kushte

29 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj në një lidhje direkte për Top Channel me gazetarin Muhamed Veliu ka komentuar raportin e sotëm të KE për rekomandimin e negociatave për Shqipërinë.

“Raporti i sotëm dëshmoi progresin e Shqipërisë në 5 prioritete kyçe në përgjithësi, por edhe në përmbushjen pa ekuivoke të kushteve të Këshillit për hapjen e negociatave në veçanti. Ky raport është i rëndësishëm meqenëse kurorëzon vlerësimin nëse Shqipëria meriton hapjen e negociatave në qershor të këtij viti apo jo dhe përgjigjja është kristal e qartë se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave për anëtarësim menjëherë. Vlera e raportit është e posaçme për tre arsye: E para sepse konsideron Reformën në Drejtësi si model shembullor për rajonin dhe më gjerë, qoftë për pastrimin e sistemit të drejtësisë nëpërmjet vetting-ut, qoftë nëpërmjet ngritjes së institucione të reja të drejtësisë që krijojnë parakushte për një gjyqësor të pavarur.

Elementi i dytë është roli i Shqipërisë në rajon ku vlerësohet fakti se Shqipëria ka kultivuar relacione të mira me fqinjët dhe në fund është me rëndësi të theksohet që Shqipëria figuron si i vetmi vend në rajon që vepron në përputhje absolute me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE.

Sfida jonë në vijim është përkthimi i vlerësimit teknik të Komisionit në vullnet afirmativ politik të Këshillit në mënyrë që ajo që sot është aspiratë nesër të jetë realitet. Pra të mundësojmë hapjen e negociatave”, tha ministri.

Zoti ministër ky raport pa dyshim është një lajm i mirë, por beteja e vërtetë e Shqipërisë është në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE në qershor, cila janë pritshmëritë, ju keni patur edhe një tur lobimi në Europë për këtë çështje…

“Deri tani kemi pas një tur lobimi për të rritur ndjeshmërinë te vendet anëtare, gjithnjë bazuar në progresin e Shqipërisë, por natyrisht edhe për rëndësinë strategjik të këtij vendimi. Ne do kemi një fushatë të veçantë në mënyrë që të bindim vendet anëtare që mund të kenë rezerva sa i përket procesit të zgjerimit, që tani është momenti që të respektohen meritat e Shqipërisë për punën e deritanishme, siç ka rekomanduar edhe KE”, tha më tej Cakaj.

Dihet tashmë skepticizmi i Holandës dhe Francës ka zëra se Belgjika mund të jetë skeptike, cili është qëndrimi i saj?

“Nuk më takon të flasë për vendet anëtare në veçanti apo për politikat e tyre, por mund të konfirmoj se opinionet që qarkullojnë janë të ekzagjëruara, dhe krahasuar me vitin e kaluar klima për Shqipërinë ka evoluar në mënyrë pozitive. Na takon ne që ta shfrytëzojmë këtë moment pozitiv në mënyrë efektive dhe ta rrisim ndjeshmërinë tek vendet anëtare për të hapur negociatat në qershor të këtij viti apo në datën e ardhshme siç mundëson agjenda e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme “, përfundoi ministri.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Chelsea-Arsenal, nis finalja e Europa League në Baku
Previous article HAPJA E NEGOCIATAVE/ Peza: Sot u prish tradita 30 vjeçare. Opozita u pozicionua KUNDËR integrimit

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT