Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” ndër të tjera një vëmendje të veçantë i kushtojmë këndvështrimit të të huajve për Shqipërinë.
Së fundmi është publikuar albumi fotografik italianit Xhuzepe Masani që ka realizuar në Shqipëri në vitet 1940.
AlpeNews.al do ju sjellë çdo ditë nga një foto shoqëruar me domethënien e saj në kontekstin e vendit dhe kohës.
Sot kemi vendosur t’iu sjellim një foto të veçantë ku shfaqet një nuse e asaj kohe e vendosur mbi kalë.
Kjo traditë ku nusja shkonte me kalë tek shtëpia e bashkëshortit ka qenë një traditë që ka ekzistuar deri vonë nëpër fshatrat e Shqipërisë.
Siç shikohet edhe nga fotoja fytyra e nuses është e mbuluar nga një tyl i bardhë.
Përgatiti: AlpeNews.al



