• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“5 YJET” NË KRIZË/ Di Maio kërkon votëbesimin pa rënies së theksuar…
Home
Nderkombetare

“5 YJET” NË KRIZË/ Di Maio kërkon votëbesimin pa rënies së theksuar…

29 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryetari i “Lëvizjes 5 Yjet” në Itali, Luixhi Di Maio, ka kërkuar që të votëbesohet për postin e udhëheqësit pas rënies së theksuar në zgjedhjet e europarlamentare të fundjavës.

Italianët e “Lëvizjes 5 Yjet” pritet të enjten të mbajnë qëndrim ndaj kryetarit të tyre pas disfatës që pësuan në zgjedhjet europiane.

Luixhi Di Maio, shefi i partisë anti-establishment në koalicionin qeverisës, kërkoi të mërkurën që të votëbesohet për udhëheqjen e partisë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të “5 Yjeve”, zv.kryeministri dhe ministri aktual i Punës dhe i Zhvillimit Ekonomik tha se ka nevojë të dijë çfarë mendojnë qytetarët për mënyrën si po e drejton partinë.

Grupimi rival nacionalist “Lidhja” i Mateo Salvinit fitoi të dielën mbi 34 për qind të votave për Parlamentin Europian.

“5 Yjet” morën më pak se gjysmën e votave, duke u renditur si grupimi i tretë politik pas demokratëve italianë.

Konfirmimi ose largimi i Di Maios si shef politik i “Lëvizjes 5 Yjet” do të vendoset të enjten përmes një platforme të dedikuar në internet.

Zëvendëskryeministri Salvini një ditë më parë e vlerësoi homologun e tij si një person korrekt, ndërsa mohoi raportimet se i kishte dhënë Di Maios një ultimatum prej 30 ditësh për të formuar një aleancë të re qeverisëse.

Dy rivalët e krahëve të ndryshëm politikë formuan qeverinë aktuale më 31 maj të vitit të kaluar pas rreth tre muaj negociatash.

Tensionet mes tyre kanë qenë të përhershme rreth çështjeve të buxhetit apo veprave infrastrukturore, ndërsa përplasjet u rritën së fundmi kur zyrtarë nga të dyja palët u akuzuan për korrupsion.

Zhvillimet e fundit u trajtuan të mërkurën edhe në një takim kokë-më-kokë mes kryeministrit Xhuzepe Konte dhe zëvendësit të tij, Luixhi Di Maio.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFERENCA E PËRBASHKËT PËR NEGOCIATAT/ Soreca: Partitë të bashkohen për integrimin. Rama: Do punojmë fort
Previous article SITUATA POLITIKE/ Cutillo: Zgjedhjet e 30 qershorit janë legjitime edhe pa opozitën!

k.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT