Lulzim Basha ka publikuar një video ku duket shumë entuziast.
Teksa shkon drejt qytetit të Elbasanit, krydemokrati thotë se janë me mijëra qytetarët që po e presin.
Me thirrje “Rama ik”, dhe “Mirë se vjen kryeministër i ardhshëm”, Basha përshëndet duke kërkuar ndjesë për vonesën.
“Është një vargan i gjatë, nga rrethrrotullimi që del nga autostrada.
Ne presim mijëra qytetarë në takimin në Elbasan, në orën 17;00. Kërkoj ndjesë që do jemi pak vonë.
Përshëndetjet vijnë edhe nga automjetet që janë drejtuar edhe në kahun kundër. Është një atmosferë e ndezur”, shprehet Basha.
Valë shprese dhe energjie para fillimit të takimeve në Elbasan. 🙂 #ShqiperiasiEuropia #2Qershor
Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 28. Mai 2019


