• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON MINISTRI/ Brexit pa ujdi është vetëvrasje politike
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON MINISTRI/ Brexit pa ujdi është vetëvrasje politike

28 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Kandidati për lidershipin konservator, Jeremy Hunt paralajmëroi se partia e tij do të shkonte drejt një vetëvrasjeje politike nëse do të mbështeste një Brexit pa ujdi.

Sipas tij, ky opsion do të çonte drejt mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, që do të sillnin laburistët në pushtet.

“Duhet të bëjmë shumë kujdes kur themi se do të dalim nga BE në datë fikse me ose pa marrëveshje. Ekziston rreziku që parlamenti të bllokojë Brexitin pa ujdi dhe më pas do të shkonin në zgjedhje të parakohshme. Nëse kjo ndodh, Partia Konservatore do të asgjësohej, pasi ne premtuam në zgjedhjet e fundit të përmbyllnim Brexit. Zgjidhja më e mirë është të gjejmë një mënyrë për një largim të rregullt”, tha Jeremy Hunt, ministër i Jashtëm.

Ministri i Jashtëm është një ndër dhjetë personat që kërkojnë të zëvendësojnë kryeministren në largim, Theresa May. Boris Johnson, kandidati favorit për pasimin e May, nuk pranoi të komentonte nëse Brexit pa ujdi do të ishte vetëvrasje politike për konservatorët. Ndërsa ministri për strehim, një tjetër kandidat për lidereshipin konservator, theksoi se e rëndësishme është eliminimi i përçarjeve.

“Së pari ne duhet të bashkohemi, së dyti duhet të kemi një plan për Brexit dhe së treti një agjendë detyruese, e cila zgjidh shumicën e problemeve të vendit dhe që flet për shqetësimet e popullit”, tha Kit Malthouse, ministër për strehimin. Ndër të tjera ai kërkon që Britania të përgatitet për çdo skenar të mundshëm, përfshirë atë të largimit pa ujdi nga Bashkimi Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FAJIN E KA BASHA DHE JO..."/ Doktor Berishën e "TRADHTOI" qytetari dixhital, deputeti i PD i dënuar me burg në... (EMRI)
Previous article U TËRHOQ NGA PAS TAKIMIT ME BERISHËN/ Salvador Kaçaj i Bindjes rrëfen prapaskenat: Pse e mora vendimin

k.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT