• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ Balla: Hap për funksionimin e shtetit ligjor
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ Balla: Hap për funksionimin e shtetit ligjor

27 May, 2019 k.autor Politikë

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka përshëndetur zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Në një status në Facebook, Balla thotë se këto zgjedhje ishin dëshmi e rëndësisë që projekti Europian vazhdon të gëzojë tek qytetarët.

Balla thotë se zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri, edhe pse vendore, do të jenë gjithashtu një hap i rëndësishëm në rrugën e forcimit dhe respektimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Postimi i Taulant Ballës

Zgjedhjet Europiane të përfunduara dje në të 28-të vendet anëtare të BE ishin dëshmi e rëndësisë që projekti Europian vazhdon të gëzojë tek qytetarët europianë. Rritja e pjesëmarrjes, më e larta e këtyre dy dekadave të fundit, është provë e qartë e shpresës dhe besimit në projektin europian, pavarësisht rritjes në mënyrë të ndjeshme të euro-skepticizmit dhe populizmit.

Rezultatet e zgjedhjeve konfirmuan si fituese nevojën për një qasje tërësisht pro-aktive në mbrojtje të mjesidisit, forcimit të demokracisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, në respekt të plotë të të drejtave të njeriut.

Qytetarët e BE i dhanë partive pro-europiane një shumicë të cilësuar krahasuar me euro-skeptikët. Kjo na bën të ndihemi të bindur se Parlamenti i ri Europian do të ruajë të njëjtën mbështetje dhe qasje pozitive në pesë vjeçarin e ardhshëm vis-à-vis politikës së zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Si Bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilzim-Asocijimit BE-Shqipëri mezi pres të vijojmë punën me kolegët e Parlamentit Europian të rizgjedhur apo të zgjedhur për herë të parë, duke e konsideruar sëbashku vitin 2019 vitin historik të fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE-së.

Zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri, edhe pse vendore, do të jenë gjithashtu një hap i rëndësishëm në rrugën e forcimit dhe respektimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROVIMET E MATURËS/ Korrigjimi nëpërmjet TEKNOLOGJISË, Gjini: Do shtohen...
Previous article E NJËJTA MINUTË PAS 371 DITËSH/ Ja koincidenca e frikshme e kualifikimit të Interit për në Champions (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT