• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ DY TË RINJVE NË VLORË/ Zbulohet e shkuara kriminale e objektivit. Dyshohej për vrasjen e… (FOTO+VIDEO)
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ DY TË RINJVE NË VLORË/ Zbulohet e shkuara kriminale e objektivit. Dyshohej për vrasjen e… (FOTO+VIDEO)

27 May, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detajet e atentatit të ndodhur në fshatin Poro të Njësisë Administrative Novoselë në Vlorë mëngjesin e kësaj të hëne. Sipas burimeve, persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj dy shtetasve Sotiraq Mehillaj dhe Eno Mata.

Mehillaj dhe Mataj, shokë me njëri tjetrin, kanë qenë duke shkuar me motor për në banesë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, rreth orës 01:10 pak pas mesnate.

Sipas raportimeve të gazetares së Fax news Afrovita Hysaj, nga atentati të dy shokët, Mëhillaj dhe Mata kanë mbetur të plagosur, ndërsa rrugës për në spital ka ndërruar jetë Sotiraq Mehillaj 22-vjeç, ndërkohë Eno Mata 32-vjeç është i plagosur në gjendje të rëndë për jetën dhe është nisur menjëherë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar shëndetësore.

Mësohet se shënjestra e atentatit ka qenë Eno Mata me precedentë të mëparshëm penal.

Mata ka qenë një nga shqiptarët më të kërkuar në Greqi pasi akuzohej për grabitjen me dhunë të një argjendarie si dhe për vrasjen e një avokati të njohur grek, Michalis Zafiropoulos, ngjarje kjo e ndodhur në Tetorin e vitit 2017 në bashkëpunim me Mikel Brahimajn.

Në qershor të vitit 2018, Eno Mata gjatë një tjetër grabitjeje la një shënim për policinë.

“Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës,” shkruante Mata në letrën e tij.

Duket se pas krimeve të kryera në Greqi ai është kthyer te familja e tij në qytetin e Vlorës, ku i fshihej dhe policisë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes për zbulimin e rrethanave të atentatit, ndërsa bëhet me dije se efektivë të policisë së Vlorës dhe FNSH-së po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Gjatë kërkimeve policia ka konstatuar një automjet tip Mercedes Benz duke u djegur në afërsi të fshatit Bishan, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët gjatë gjatë atentatit mafioz.

Sipas burimeve, automjeti është gjetur duke u djegur tek vendi i quajtur nënkalimi i Bishanit, jo më larg se 5 km nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk bëhen me dije arsyet pse ndodhi ngjarja.

Raportimi i gazetares së Fax News nga vendngjarja, në orët e para të mëngjesit të sotëm: 

Detajet e dhëna nga policia:

Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.

Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin  zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MODERNIZIMI I URGJENCËS MJEKËSORE/ Rama publikon videon: Me vetëdijen se patjetër ka yhy sa shumë akoma për të bërë...
Previous article 5 VITE MARTESË/ Kanye West e surprizon Kim Kardashian në mënyrën më të bukur

k.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT