• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI MAFIOZ NË VLORË/ Breshëri plumbash ndaj dy personave. Zbardhen detajet e ngjarjes (EMRAT)
Home
Breaking News

ATENTATI MAFIOZ NË VLORË/ Breshëri plumbash ndaj dy personave. Zbardhen detajet e ngjarjes (EMRAT)

27 May, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detajet e atentatit të ndodhur në fshatin Poro të Njësisë Administrative Novoselë në Vlorë mëngjesin e kësaj të hëne. Sipas burimeve, persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj dy shtetasve Sotiraq Mehillaj dhe Eno Mataj.

Mehillaj dhe Mataj, shokë me njëri tjetrin, kanë qenë duke shkuar me motor për në banesë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, rreth orës 01:10 pak pas mesnate.

Sipas raportimeve, nga atentati të dy shokët, Mëhillaj dhe Mataj kanë mbetur të plagosur, ndërsa rrugës për në spital ka ndërruar jetë Sotiraq Mehillaj 22-vjeç, ndërkohë Eno Mataj 32-vjeç është i plagosur në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për zbulimin e rrethanave të atentatit, ndërsa bëhet me dije se efektivë të policisë së Vlorës dhe FNSH-së po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Gjatë kërkimeve policia ka konstatuar një automjet tip Mercedes Benz duke u djegur në afërsi të fshatit Bishan, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët gjatë gjatë atentatit mafioz.

Sipas burimeve, automjeti është gjetur duke u djegur tek vendi i quajtur nënkalimi i Bishanit, jo më larg se 5 km nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk bëhen me dije arsyet pse ndodhi ngjarja.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.

Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK ËSHTË E LEHTË"/ Gashi ka një mesazh për të gjithë ata që vetëm shohin paratë që bëhen nga muzika
Previous article RIKTHIMI NË SKENË I "SPICE GIRLS" ZHGËNJEN FANSAT/ Largohen nga koncerti: Muzika më e keqe që dëgjuam ndonjëherë

k.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT