• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Balilajt “ruajnë” institucionet kryesore të vendit, si u dhanë 9.2 mln lekë për kompaninë e familjes
Home
Aktualitet
Drejtësi

Balilajt “ruajnë” institucionet kryesore të vendit, si u dhanë 9.2 mln lekë për kompaninë e familjes

17 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kompania e familjes së Klement Balilit, i njohur si “Eskobari i Ballkanit” dhe një ndër personat më të kërkuar nga Policia shqiptare, ka marrë në ruajtje institucionet kryesore të vendit, përfshirë këtu edhe prokuroritë që duhet ta hetojnë atë. Në emër të kompanisë “Balili-KO” vazhdojnë të lëvrohen miliona lekë nga thesari i shtetit.

Të dhënat janë publikuar nga “Open Data”, sipas së cilës rezulton se Shoqëria e Sigurimit dhe Ruajtjes Fizike “Balili-KO”, në pronësi të Bashkim Balilit (vëllai i madh i Klement Balilit), për vitin 2016 ka përfituar 94.236.818 lekë (të rinj), transaksione nga buxheti i shtetit.

Ajo që bie në sy është se institucionet që ruhen nga Balilajt janë Prokuroria e Sarandës, Prokuroria e Gjirokastrës, Prefektura e Qarkut Vlorë, Universiteti Politeknik, spitalet e disa rretheve, shtëpia e fëmijëve në Sarandë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Bashkia Sarandë, etj.

Gjithashtu, kjo kompani rezulton fituese e një kontrate në Parkun Kombëtar të Butrintit, një zonë kjo në patronazhin e UNESCO-s. Kontrata fituese ka si qëllim ruajtjen me anë të policisë private të Parkut dhe tenderi është fituar më 1 prill 2017. Edhe Prokuroria e Sarandës rezulton se ka likuiduar fatura te Balilajt më datë 07.12.2017, pra vetëm rreth një javë më parë.

Të gjitha këto transaksione dhe kontrata të rivendosura me Balilajt janë kryer edhe në periudhën kur Klement Balili rezulton si një ndër personat më të kërkuar në vend. Duket ironike, por Prokuroria e Rrethit Gjirokastër dhe Prokuroria e Rrethit Sarandë kanë lidhur kontratë me kompaninë e Balilajve që të ruajnë godinat e këtyre institucioneve që në fakt i kanë nën hetim ata.

Rezulton se transaksioni i fundit i kompanisë “Balili-KO”, është bërë më 14 dhjetor të këtij viti, pra dy ditë më parë dhe fatura prej 1.4 milionë lekësh të vjetër iu likuidua Balilajve nga Bashkia e Sarandës. Në total, “BaliliKO” ka kryer 297 transaksione me institucionet e shtetit, me një vlerë prej 94.2 milionë lekësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas përçarjeve, Vetëvendosje mbledh këshillin e përgjithshëm. Do të shpallen zgjedhjet e brendshme
Previous article Maqedonia në pritje të propozimit të ndërmjetësit Matthew Nimetz për emrin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT