• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rregulla të reja për peshkim, ja si miratohet leja
Home
Sociale

Rregulla të reja për peshkim, ja si miratohet leja

17 December, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Personat që duan të ushtrojnë të drejtën e peshkimit në Republikën e Shqipërisë, duhet të ndjekin procedurat e përcaktuara në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave.

Kështu qeveria miratoi së fundmi disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.712, datë 13.7.2013, “Për përcaktimin e procedurave të konkurrimit publik për të drejtën e peshkimit në ujërat e brendshme të RSH.”

Konkretisht, në vendimin e Këshillit të Ministrave bëhen këto ndryshime ku thuhet:

Numri i lejeve të peshkimit në zonat e bashkëmenaxhimit përcaktohet në planin e bashkëmenaxhimit. Ministri përgjegjës, pas konsultimit paraprak me institucionet shkencore të specializuara të fushës, përcakton numrin e lejeve dhe llojet e caktuara të peshkimit.

Në kategoritë ujore ku nuk funksionojnë organizatat për menaxhimin e peshkimit (OMP-të), subjektet e interesuara për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit paraqesin në ministri një plan-biznes të plotë për zhvillimin e veprimtarisë së synuar, duke përfshirë të dhëna personale të subjektit si, NIPT-i, ID-ja, numri i kontaktit, si dhe të dhëna për nivelin e investimit e të punësimit, duke konsideruar statusin mjedisor të zonës”, thuhet në vendim.

Më tej në ndryshimet e Vendimit të Këshillit të Ministrave thuhet se subjektet e interesuara, që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtarinë e peshkimit në ujërat e brendshme, duhet të pajisen me leje peshkimi për ujërat e brendshme, e cila përfshihet në nënkategorinë “të gjitha përdorimet e tjera (peshkim në ujërat e brendshme, peshkim nga organizatat e bashkëmenaxhimit (OMP) dhe dhënien në administrim të lagunave dhe zonave të tjera ujore limitrofe)”, me kodin III.5.A.2.

“Dokumentacioni i përcaktuar këtë vendimi, vlen për të gjitha subjektet e interesuara që paraqiten për konkurrim, sipas kategorive ujore të shpallura dhe llojit të aktivitetit, si më poshtë vijon:

– Për lagunat bregdetare, jo me dajlan;

– Për lumenjtë, bilance dhe stavnikë;

– Për peshkimin artizanal, me instalim stavniku në laguna dhe bregdet;

– Për lagunat bregdetare, me instalim dajlani;

– Për ujëmbledhësit e bujqësisë.”

Gjithashtu në vendimin e ndryshuar në një nga pikat thuhet se: “Për ujëmbledhësit e bujqësisë, pas shpalljes së fituesit në procedurën e konkurrimit publik për të drejtën e peshkimit në këta ujëmbledhës, subjekti fitues lidh një aktmarrëveshje me bashkinë/drejtorinë e ujitjes dhe të kullimit, të cilat janë organet që administrojnë ujëmbledhësin, sipas këtij vendimi.

Për ujëmbledhësit e bujqësisë, për të cilët nuk ka kërkesa për zhvillim aktiviteti, ministria njofton bashkinë/drejtorinë e ujitjes dhe të kullimit për shpalljen e konkurrimit publik për ujëmbledhësin përkatës. Në rastin kur institucioni që administron këtë ujëmbledhës nuk përgjigjet brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve për këtë njoftim, ministria shpall konkurrimin”.

Vendimi i cili hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ngarkon Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe bashkitë për zbatimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Frutat e thata, produktet e vërteta natyrale të jetëgjatësisë
Previous article NDRYSHE/ Historia e familjes shqiptare që shkoi si refugjate në Gjermani, por po kthehet si biznesmene

F.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT