Opozita e bashkuar sot zhvillon protestën e gjashtë kombëtare e saj.
Siç mësohet skenari i opozitës do të jetë rrethimi i institucioneve të cilat ajo mendos se janë të përfshira nga krimi.
21:17/ Basha përmbyll protestën nga selia blu
21:08/ Tensionohet situata, protestuesit hedhin flakadanë drejt policisë
21:01/ Protesuesit djegin dërrasa para parlamentit.
20:54/ Berisha merr fjalën para proetstuesëve.
20:53/ Parlamenti është i rrethuar me gardh metalik
20:45/ Policia shton masat e sigurisë.
20:32/ Basha mbyll fjalimin, protestuesit drejtohen drejt kuvendit
20:30/ Basha bën thirrje që protestuesit të ndezin ditat e celularëve.
20:17/ Protestuesit hedhin shashka, bojë dhe flakadanë ndaj kryemisnistrisë.
20:11/ Basha mban fjalën, ndërkohë protestuesit hedhin kapsolla dhe shashka jeshile drejt kryeministrisë.
20:00/ Basha iu drejtohet protestuesëve: Të na e dëgjojë e gjithë bota
19: 47/ Ndërkohë që Basha ecën hidhen shashkat nga protestuesit.
19:45/ Lulzim Basha është në sheshin e protestës
19: 43/ Kryemadhi jep dekalaratë për mediat
19:40/ Monika Kryemadhi del nga selia
19:36/ Forcat speciale monitorojnë lëvizjet e protestuesëve.
19: 33/ Protestuesit hedhin tymuese dhe kapsolla drejt kryeminitrisë
19:31/ Basha dhe Kryemadhi ende nuk kanë dalë nga selitë e tyre
19:29/ Priten 500 balona me mbishkrimin: Rama ik
19:23/ Në protestë prezente edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
19:21/ Partia e Legalitetit zbret në sheshin e protestës me 10 përfaqësues.
19:20/ LSI-ja “nxheh” atmosferën me fjalime.
19:15/ Protestueit e opozitës kanë vendosur shirita të bardhë në krahë, gardh para policisë.
19: 14/ Liderët e opozitës akoma nuk kanë dalur në protestë
19:13/ Atmosfera duket e vakët, protestuesit grumbullohen para kryeministrisë.
19:11/ Një pjesë protestuesish tek kryeministria me pankarta: Rama ik
19:00/ Nis grumbullimi i protestuesëve të opozitës


