• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT ME BE-NË/ Maqedonia e Veriut pret datën për nisjen e bisedimeve
Home
Rajon

NEGOCIATAT ME BE-NË/ Maqedonia e Veriut pret datën për nisjen e bisedimeve

25 May, 2019 k.autor Rajon

Maqedonia e Veriut pret vlerësim pozitiv nga raporti i progresit i Komisionit Evropian që pritet të publikohet më 29 maj, ndërsa në qershor shpreson edhe për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në union.

Nga Qeveria thonë se vendi ka arritur rezultate të pamohueshme në konsolidimin e institucioneve, sundimin e ligjeve dhe sferat tjera ku ka pasur vërejtje në raportet e kaluara.

Së fundi janë miratuar ligjet për reformimin e agjencive të sigurisë dhe të punëve të brendshme, ndërsa ka mbetur ende zvarrë çështja e statusit të Prokurorisë Speciale që po heton zyrtarët e dyshuar për vepra penale.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, thotë se administrata është e përqendruar në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që dalin në procesin e integrimit evropian.

“Në pritje të vendimit të madh për nisjen e bisedimeve, në pritje në fakt të Raportit të Komisionit për Progresin në vitin e kaluar, po intensifikojmë aktivitetet tona për të përgatitur administratën për ballafaqim me këtë sfidë të madhe, në të cilin pritet të futet vendi. Sekretariati për çështje evropiane do të mbetet mekanizmi kryesor i administratës që do të fokusohet në krijimin e kapaciteteve njerëzore, që është sfida më e madhe, por edhe pika më e dobët dhe më e fuqishme, varësisht institucioneve në përpjekje për të arritur standardet evropiane”, deklaron Osmani.

Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, pret që në javën e ardhshme Komisioni Evropian të publikojë raport pozitiv për Maqedoninë e Veriut, apo do të rekomandojë caktimin e datës për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ai thotë se raporti do të pasqyrojë përparimin në raportet me shtet fqinje, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

“Jam i bindur se raporti do të rekomandojë hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Mendoj se vendi juaj muajt e fundit ka demonstruar përkushtim për të ardhmen evropiane, pasi janë sjellë vendime të rëndësishme. Opozita dhe Qeveria po punojnë bashkërisht në disa ligje që janë të rëndësishme për reformat dhe mendoj se keni shumëçka për të treguar dhe shpresoj se ju do të jeni shembull në rajon për atë se si mund të demonstrohet përkushtimi serioz në çuarjen para të vendit”, ka deklaruar ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se raporti i Komisionit Evropian do të përmbajë edhe kritika, në veçanti në sferën e sundimit të drejtës. Muhamed Halili, ish –ambasador, thotë se Komisioni mund të rekomandojë hapjen e negociatave, por se në samitin e krerëve të shteteve dhe të Qeverisë një rekomandim i tillë nuk beson se do të miratohet.

“Konsideroj se raporti do të ketë vërejtje, veçanërisht vërejtje për sundimin e ligjit dhe së drejtës, ndërsa vendimi përfundimtar është vendim politik që merret në samitin e burrave të shteteve dhe qeverive që do të mbahet pasi Komisioni Evropian të ketë dhënë vlerësimin e vet. Nëse Maqedonia nuk i ka plotësuar kërkesat, para së gjithash në reformimin e Gjyqësorit, e që tani paketat e fundit është mbyllur përveç Prokurorisë Speciale, mund të ndodhë që në samitin evropian të sillet vendim, por si qëndrojnë punët tani vlerësoj se në këtë sesion është pamundur të merret data”, thotë Halili.

Procesi i integrimit apo i marrjes së datës për anëtarësim në BE, në vazhdimësi ishte bllokuar nga Greqia për shkak të çështjes së emrit, por pas zgjidhjes së këtij kontesti, Maqedonia e Veriut të paktën nga Athina nuk do të kushtëzohet më në procesin e integrimit evropian. Statusin e shtetit kandidat Maqedonia e Veriut e ka marrë në vitin 2005.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS POLEMIKAVE PËR TRANSFERIMIN TEK JUVENTUS/ Guardiola ultimatum ekipit: Dua këta 3 lojtarë në skuadër ose..
Previous article TAKSA 100%/ Vuçiç: Serbia ka përgatitur masa ndaj Kosovës

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT