• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RA ME FURGON NË LUMË/ Publikohen pamjet e aksionit të shpëtimit të 30 vjeçarit (VIDEO)
Home
Breaking News

RA ME FURGON NË LUMË/ Publikohen pamjet e aksionit të shpëtimit të 30 vjeçarit (VIDEO)

25 May, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Duke sqaruar aksidentin e ndodhur pasditen e djeshmenë dalje të Librazhdit kur një furgon mallrash doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e lumit Shkumbin, Policia Rrugore sqaron se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur.

Në deklaratë thuhet se pas daljes nga spitali, 30 vjeçari me Klajdi Murataj, do të arrestohet për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë i Policisë Rrugore:

Policia Rrugore, Drejton mjetin në gjendje të dehur, bie në lumë me gjithë mjet, por falë vendosjes së rripit të sigurimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, zjarrfikëses, mjekëve të urgjencës dhe banorëve, drejtuesi i mjetit shpëton nga humbja e jetës.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në dalje të qytetit të Librazhdit, një automjet furgon mallrash me drejtues shtetasin K.M., 30 vjeç, banues në Elbasan, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Me marrjen e njoftimit, forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga forcat Shqiponja, punonjësit e policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikës, komunitetin dhe mjekët e urgjencës u bë e mundur nxjerrja nga lumi e drejtuesit të mjetit, i cili u transportua menjëherë për në Spitalin e Librazhdit, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.73 mg/l

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit do arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Policia rrugore e Elbasanit falënderon qytetarët për njoftimin në kohë për aksidentin e ndodhur, banorët që u angazhuan dhe kontribuuan në nxjerrjen nga lumi të 30 vjeçarit, si dhe apelon edhe njëherë për drejtuesit e automjeteve që të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit , e më keq akoma në gjendje të dehur, pasi destinacioni dhe jeta e tyre vihet në rrezik, por edhe jeta e përdorueseve të tjerë të rrugës.

https://dist-1000.vidnews.net//1558726480210-360p.mp4
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THERESA MAY JEP DORËHEQJEN/ Nis gara për kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar (KANDIDATURAT)
Previous article SKEMA/ Grabitja e shekullit në Europë, zhduken 1.3 trilionë € TVSH

k.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT