• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEPRESIONI PAS LINDJES/ Mjekja: Nuk i ndodh vetëm nënave por edhe… MESHKUJVE
Home
Sociale

DEPRESIONI PAS LINDJES/ Mjekja: Nuk i ndodh vetëm nënave por edhe… MESHKUJVE

23 May, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Depresioni që prek nënat e reja apo siç quhet ndryshe postpartum, është një temë për të cilën nuk flitet shpesh. Report Tv ka pyetur psikiatren Arjana Reli, e cila ka dhënë detaje mjaft interesante në lidhje me këtë problem. Sipas Rrelit, 80% të femrave përjetojnë një gjendje të lehtë depresive pasi kanë sjellë në jetë një fëmijë, ndërsa 10-20% e tyre mund të përjetojnë edhe depresion të rëndë që zgjat në kohë.

Lindja e fëmijës shkakton ndjesi të fuqishme tek nëna. Që prej gëzimit të papërshkrueshëm, deri tek frika apo ankthi. Por gjithashtu mund të sjellë edhe diçka të papritur, depresionin. Quhet “postpartum”, dhe prek më së shumti nënat e reja. Për këtë sindromë, psikiatrja Arjana Rreli, thotë për Report Tv, se më të rrezikuara janë ato gra të cilat janë përballur me një traumë në jetën e tyre, ndërsa 80% e grave e kalojnë pa rrezik këtë gjendje të shkaktuar nga hormonet.

“Sindroma “Baby blues” kalon brenda disa javëve, dhe prek 80% të femrave. Ndërkohë depresioni “postpartum” prek 10-20% nga nënat e reja. Nëse ky çrregullim humori zgjat në kohë, do të thotë që lindja ka qenë thjesht një shkak që ka çuar drejtë një sëmundjeje apo një problemi të shëndetit mendor. Çrregullimi “postpartum” vendoset më tepër në subjektet të cilët kanë pasur paraprakisht trauma apo konflikte psikologjike të mbartura nga koha”, shprehet Arjana Reli.

Por nuk janë vetëm gratë ato të cilat përballen me depresionin pas lindjes. Në disa raste janë meshkujt ata të cilët përjetojnë depresion pasi janë bërë baballarë. Psikiatrja Reli tregon se kjo sindromë prek më së shumti meshkujt e ndjeshëm.

 “Ndodh edhe tek meshkujt, por jo për shkak të ndryshimeve hormonale, të cilat i ka femra në rastin e “postpartumit”. Tek meshkujt ndodh kur babai ka një personalitet të veçantë, që merr shumë përgjegjësi, është tipi shumë detajist dhe perfeksionist, kërkon të marrë të gjitha situatat nën kontroll pas lindjes së këtij fëmije”, thotw psikiatrja.

Depresioni Postpartum nuk është një mangësi e karakterit ose një dobësi. Ndonjëherë është thjesht një ndërlikim i lindjes. Të gjithë nënat e reja të cilat përjetojnë simptoma si ankth, mërzitje pa shkak, apo deri në raste ekstreme ku nuk duan të afrohen me fëmijën e tyre, bëjnë mirë t’i drejtohen një specialisti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË ITALI/ Sulmohet me sende të forta presidenti i klubit të futbollit. Poston FOTO...
Previous article PRESIDENTI SHET SHTËPINË/ Zbuloni kush ka më shumë të ardhura tani Monika apo Meta

k.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT