• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Veliaj: Qyteti ka nevojë të pastrohet edhe pas 30 qershorit, jo peng i aventurierëve
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Veliaj: Qyteti ka nevojë të pastrohet edhe pas 30 qershorit, jo peng i aventurierëve

23 May, 2019 F.autor Politikë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha sot në konferencën kombëtare “Forcimi i Dialogut mbi Financat e Qeverisjes Vendore “, se dita e zgjedhjeve të 30 qershorit do të jetë një ditë për të ballafaquar idetë dhe për të mbajtur fokusin tek nevojat reale të qytetarëve.

“Shpresoj shumë që në 30 qershor të kemi alternativa konkrete se si mund t’i bëjmë qytetet tona më të mira. Le të mos i ngatërrojmë dramat e disa politikanëve me nevojat që ka qyteti për t’u pastruar çdo ditë, që të hapen çerdhet, kopshtet dhe shkollat, që qyteti të çelë sezonin turistik. Ne nuk mund të themi që për hir të partisë nuk do të pastrojmë Tiranën nesër sepse kështu kemi vendosur. Ndaj, këto 38 ditë është momenti për të reflektuar dhe duhet ta falenderoj publikisht USAID-in dhe Ministrinë e Financave që na ka dhënë dokumentin më të mirë të reflektimit dhe të përballjes me zgjedhësit tanë në 30 qershor”, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se nëse zgjedhjet nuk mbahen në datën e përcaktuar, atëherë pas kësaj date nuk mund të ofrohen shërbimet për qytetarët e Tiranës, ndërsa shtoi se qyteti nuk mund të futet në një qorrsokak aventurierësh. “Nuk jemi vetëm një turmë militantësh të kuq dhe blu, por jemi edhe njohës të ligjit, sepse kemi shërbyer 4 vite në bashkitë tona. Ju e dini fare mirë që mbas datës së betimit nuk mund të nënshkruajmë asgjë, as për hapjen e varreve të reja, sepse duam s’duam nesër do të ketë nevojë për varre të reja, as për të çuar qumështin, sepse duam s’duam ne, fëmijët duan të pijë qumësht në çerdhe e kopshte, kështu që futemi në qorrsokak ligjor prej aventurierësh”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se data 30 qershor do të jetë një ditë ballafaqimi i ideve dhe i projekteve, me fokus te nevojat e qytetarëve. Ai u bëri thirrje edhe kryetarëve të tjerë të njësive vendore që të shfrytëzojnë bashkëpunimin me komunitetin e biznesit për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet ndaj qytetarëve të tyre.  Si fakt për këtë solli shembullin e suksesshëm të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e kopshteve dhe të çerdheve, si dhe punën e bërë për rikonstruksionin e konvikteve të studentëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LETËR TË DYTË PUBLIKE BASHËS/ Rama: Refuzim brutal i dialogut, nuk jam i çuditur, por…
Previous article ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ KQZ i jep goditjen e fortë Bashës dhe Kryemadhit, u rrëzon skenarin për zgjedhjet vendore

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT