• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ KQZ i jep goditjen e fortë Bashës dhe Kryemadhit, u rrëzon skenarin për zgjedhjet vendore
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ KQZ i jep goditjen e fortë Bashës dhe Kryemadhit, u rrëzon skenarin për zgjedhjet vendore

23 May, 2019 F.autor Politikë

Debate në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e komisionerëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Ivi Kaso deklaroi se PD ka të drejtë për komisionerë në KZAZ duke akuzuar KQZ për shkelje në regjistrimin e partisë së Astrit Patozit, Bindja Demokratike.

Ai deklaroi se anëtarët e KQZ janë kërcënuar që të mos lejojnë regjistrimin e komisionerëve të opozitës jo-parlamentare dhe iu bëri thirrje anëtarëve që të regjistrojnë komisionerët, pasi në të kundërt do të përballen me përgjegjësi ligjore. Por anëtari i PS në KQZ Denar Biba e cilësoi këtë deklaratë një shantazh.

Më pas anëtarët janë shprehur për kërkesën e dy partive opozitare që nuk marrin pjesë në zgjedhje por kërkojnë komisionerë. Bledar Skënderi, deklaroi votën kundër duke thënë se PD dhe LSI nuk kanë të drejtë ligjore për të çuar komisionerë.

Po kështu Rezarta Bitri deklaroi votën kundër pasi sipas saj është kusht që partitë të jenë subjekt zgjedhor për të pasur komisionerë. Anëtarja tjetër Edlira Jorgaqo, tha se nuk mund të përfitojë nga e drejta ligjore një parti që nuk ka asnjë përfaqësues të saj dhe që ka refuzuar publikisht të jetë pjesë e zgjedhjet.

Edhe anëtari i KQZ Denar Biba ka shprehur qëndrimin e tij kundër ashtu si në mbledhjen e shkuar të KQZ-së.

Ivi Kaso: Është një proces zgjedhor i mbushur me paligjshmëri, që në më shumë se gjysmën e bashkive ofron një kandidaturë të vetme. Eksponentë të mazhorancës kanë kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të mos regjistrojë komisionerët tanë. Ju paralajmëroj se nëse nuk udhëhiqeni nga ligji, do të ballafaqohet me forcën e ligjit dhe me përgjegjësi penale në rast të shpërdorimit të detyrës. Ligji është i qartë dhe nuk mund të bëhet objekt debate.

Denar Biba: Na shantazhove. Ishte e rëndë dhe e ulët.
Ivi Kaso: 30 ditë përpara zgjedhjeve kemi të drejtë të plotësojmë vakancat. Duhet të monitorojmë procesin zgjedhor. Ka ankesa e denoncime. KZAZ janë të mbushura me paligjshmëri, me qëllim të qartë të partisë shtet, e cila dhe e vetme në garë shkel afatet e deri tek emërimi i një opozite fasadë. Krijojnë përshtypjen sikur do të ketë zgjedhje. Ky kryeministër nuk garanton dot zgjedhje as kur garon e vetme. Ne po ushtrojmë një të drejtë ligjore.

Eridjan Salianji, përfaqësues ligjor i PS: I do për të bërë detyrën, apo si vëzhgues?
Ivi Kaso: Kandidaturat tona janë serioze. Me eksperiencë të mëparshme zgjedhore.

Salianji: Procesi zgjedhor ka afate. Që të jesh subjekt zgjedhor duhet të jesh regjistruar.
Kaso: Komisionerët përcaktohen përpara se partitë të regjistrohen në zgjedhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Veliaj: Qyteti ka nevojë të pastrohet edhe pas 30 qershorit, jo peng i aventurierëve
Previous article MOHOI LIDHJEN/ Del foto që zbulon gjithçka mes Dojnës dhe Vlashent Satës

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT