• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PËR HERË TË PARË/ Shqipëria në Kanë me kineastin e ri, Erenik Beqirin
Home
Kulturë

PËR HERË TË PARË/ Shqipëria në Kanë me kineastin e ri, Erenik Beqirin

22 May, 2019 k.autor Kulturë

Regjisori  Erenik Beqiri i është bashkuar Festivalit të Kanës. Si rrallëherë një artist i ri shqiptar arrin, që me filmin e tij, “Furgoni” të lërë pas 4240 realizime të kinematografisë ndërkombëtare edhe të përzgjidhet mes tyre, si një ndër 11 më të mirët. Kineasti ka bërë të mundur, që filmi shqip të prekte për herë të parë kategorinë e filmave të shkurtër në Festivalin e Kanës në edicionin e saj të 72-të.

Subjekti i filmit me metrazh të shkurtër “Furgoni” ka në qendër historinë e një djali të ri, i cili rend në kërkim të lirisë së tij. Për këtë i riu merr rrugën si refugjat. Por, për të s’do të jetë e lehtë për djaloshin, i cili për t’u larguar nga Shqipëria do t’i duhet të përfshihet në një ndeshje jo të zakontë. E kjo ndeshje “boksi” zhvillohet në një furgon, derisa në fund të udhëtimit zbulohet se kush ka fituar. Në role kryesorë në këtë film (prodhim shqiptaro-francez) luajnë aktorët: Phenix Brossard, Arben Bajraktaraj dhe Afrim Muçaj.

Shqipëria në Festivalin e Kanës

Filmi “The Great Warrior Skanderbeg”, me regji të Sergei Yutkevich bashkëpunim i Shqipërisë edhe Bashkimit Sovjetik, kandidat për “Grand Prize”, por që fitoi “International Prize” dhe “Special Mention” për regjinë në Festivalin e Filmit në Kanë, në vitin 1952.

Ndërsa, “Sllogans” i Gjergj Xhuvanit, u vlerësua me “Prix de la Jeunesse du film étranger” (2001).

Edicioni i 72-të i Festivalit të Filmit, deri në 25 maj

Filmi “Të vdekurit s‘vdesin” (The Dead don’t die) m regji të Jim Jarmusch çeli Festivalin e Kanës. Ndërsa, president i jurisë është përzgjedhur regjisori Alejandro Gonzalez Inarritu, fitues i çmimit “Oskar” me filmat “Kthimi” dhe “Birdman”. Ndërsa, anëtarët e tjerë janë; aktorja Elle Fanning, aktorja Maimouna N’Diaye, regjisori Kelly Reichard, regjisori Pawel Pawlikowski, skenaristi Enki Bilal, regjisori Robin Cambillo, autorja Alice Rohrëacher dhe autori Yorgos Lanthimos.

Në garë për “Palmën e Artë” janë 21 filma. Mes tyre; “The Dead Don’t Die” i Jim Jarmusch-it, “Douleur et gloire” i Pedro Almodovar-it, “Il Traditore” i Marco Bellochio-it etj. Festivali zgjat deri në datë 25 maj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEZI PO E PRISNIM/ Almeda Abazi na prezanton për herë të parë djalin (FOTO)
Previous article "VOLVO 4"/ Si u kap pas 7 muajsh në kërkim”EDINJO”, anëtari i 45-të i grupit “Avdylaj” (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT