Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalën e tij nga Berati, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se do të arrestohet nëse ai do të tentojë të realizojë atë që kryedemokrati e quajti si “grusht shteti”.
Sipas tij, shqiptarët nuk e kursejnë veten për liri e demokraci.
“Kam një paralajmërim të fortë për atë që është gati të kryejë veprën penale të grushtit të shtetit. Asnjë shqiptar nuk e kursen veten e tij për liri e demokraci, unë i pari. Nëse tentoni të realizoni grushtin e shtetit do të ju arrestojmë, do të ju çojmë para drejtësisë. Nuk keni asnjë shanc për të kryer grushtin e shtetit. Tërhiquni sa nuk është vonë, ndryshe kushtetuta dhe sovrani do të ju dënojnë. Do tu jepet dënimi i merituar siç parashikon ligji i shtetit”, – tha Lulzim Basha.


