• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NË FORUMIN EKONOMIK MBARËSHQIPTARË/  Denaj: Bashkëpunimi na bën…
Home
Ekonomi

NË FORUMIN EKONOMIK MBARËSHQIPTARË/ Denaj: Bashkëpunimi na bën…

21 May, 2019 k.autor Ekonomi

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj vlerësoi se marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë shënuar rritje në periudhën e parë të vitit 2019 dhe se pritshmëritë e përbashkëta janë që rritja e shkëmbimeve tregtare të arrijë potencialin maksimal dhe të ruajë në periudhë afatgjatë nivelet e kërkuara. Ajo ishte e pranishme në Forumin Ekonomik Mbarëshqiptar “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Shqipëri-Kosovë.

Në takimin e dytë koordinues të grupeve të punës të Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë janë përcaktuar detyra të qarta. Ministrja Denaj tha se objektivi është thjeshtimi i procedurave dhe burokracive, i cili ka nisur të përmbushet, pasi aktualisht janë thjeshtuar shumë procedura në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Megjithatë, Denaj shtoi se ka akoma shumë punë për të bërë, për të mundësuar përdorimin e të njëjtit sistem informatik mes dy vendeve, për të cilin ka një angazhim maksimal nga pala shqiptare për të rishikuar bazën ligjore dhe pengesat që ekzistojnë.

Për sa i përket çështjes së skanimit në dogana, ministrja tha se kjo do të diskutohet me kompaninë që ofron shërbimin koncesionar, ndërkohë që do të rishikohet edhe analiza e riskut për skanimin e mjeteve.

Denaj tha se një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar nxitjes së procesit të përfitimit të statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar (AEO) për sipërmarrjet nga Shqipëria dhe Kosova, pasi mundëson lehtësi jo vetëm në tregtinë mes dy vendeve, por edhe mes vendeve të rajonit dhe më gjerë.

Ministrja u ndal edhe në çështjen e investimeve të huaja direkte dhe qasjes që dy vendet duhet të kenë ndaj IHD-ve, madje duke bashkuar forcat në këtë drejtim.

“Mendoj se po të bashkojmë forcat ne jemi një treg dhe më i madh ndaj investitorëve të huaj, të cilët mund të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, në ato sektorë ku duhet të jemi të fokusuar, te të cilët ne kemi avantazhe dhe ku konkurrueshmëria nuk shkon në kundërshtim me sektorin vendas, i cili absolutisht duhet mbështetur”, u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJEND I PAJETË NË MAKINË/ I riu shqiptar la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë
Previous article ZGJEDHJET VENDORE/ Në listën e PS-së për këshillin bashkiak në Kukës mbizotërojnë...

k.autor

Postime të ngjashme

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë Ekonomi

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit Ekonomi

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT