Policia Kantonale e Zyrihut ka arrestuar 5 shqiptarë nga Kosova në Zvicër. Mëohoet se arrestimet janë kryer gjatë kontrollit të bërë në një kantier ndërtimi në Richterswil.
Policët kantonalë mes orës 9 dhe 10 të mëngjesit të të enjtes kanë bërë kontrollimin e një kantieri ndërtimi në Richtersëil të Zyrihut.
Ndërkaq, ata kanë konstatuar se pesë persona që i janë nënshtruar kontrollimit, ndodheshin me qëndrim ilegal në Zvicër, albinfo.ch, transmeton Newsbomb.al.
Ata po ashtu ishin duke punuar ilegalisht në kantierin në fjalë. Pesë personat e arrestuar janë meshkuj të moshës 19 deri 33 vjeçare, të gjithë shtetas të Kosovës.
Punëdhënësi i tyre ishte një 52 vjeçar nga Maqedonia eVeriut. Ndaj tij është ushtruar kallëzim penal në prokurori për punësim pa leje të të huajve.


