• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA DIBRA TE DURRËSI DHE ELBASANI/ Ja kush janë qytetet me burrat dhe gratë më “dembelë”
Home
Sociale

NGA DIBRA TE DURRËSI DHE ELBASANI/ Ja kush janë qytetet me burrat dhe gratë më “dembelë”

21 May, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Ndërsa shumë ndërmarrje, sidomos ato në sektorin e industrisë, si p.sh. në tekstile e këpucë, po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, ka dhe shumë individë, meshkuj apo femra, që zgjedhin vetë të mos punojnë.

INSTAT raporton treguesin e shkallës së inaktivitetit, që përfshin njerëzit në moshë pune, por që janë ekonomikisht joaktivë për një sërë arsyesh, si psh pamundësi për të punuar apo që janë të dekurajuar dhe nuk kërkojnë punë.

Në total, rreth dyzet për qind e popullsisë në moshë pune është joaktive, një tregues që është në nivele të tilla në gati gjithë Ballkanin. Sipas Bankës Botërore, ky një ritëm ky shumë më i lartë krahasuar me vende të ngjashme në BE, ndërsa ky tregues është veçanërisht i lartë për gratë dhe njerëzit me arsim të ulët.

Por, cilat janë qytetet që kanë numrin m ëtë lartë të femrave dhe meshkujve, që janë “dembelë” dhe zgjedhin të mos punojnë, sipas të dhënave të INSTAT për 2018-n.

Burrat, kryeson Dibra

Ndonëse dibranët njihen si njerëz punëtore, statistikat tregojnë se të paktën te burrat, kjo nuk është dhe aq e vërtetë. Shkalla më e lartë e inaktivitetit te meshkujt në vend është në Dibër, me gati 42% të meshkujve janë në moshë pune (nga 15 deri në 65 vjeç).

Në vend të dytë është Kukësi, që e ka shkallën e inaktivitetit 36%.

Durrsakët njihen si indiferentë, por të dhënat e INSTAT i nxjerrin ata edhe pak “dembelë”, teksa është në vend të tretë për shkallën e lartë të inaktivitetit të burrave, me 35.8%.

Pas Durrësit renditet Tirana, që e ka këtë tregues në nivele pothuajse të ngjashme prej 35.5%.

Më “punëtorët” në 2018-n ishin meshkujt në Shkodër (27.7%), vlonjatët (27.3%) dhe fierakët (25.7%).

Femra shtëpiake në qytetet e mëdha

Inaktiviteti tek femrat është më i lartë në krahasim me meshkujt, pasi  gratë zgjedhin të mos punojnë në mënyrë që të kujdesen për familjen dhe fëmijët.

Këtë luks, duket se e kanë gratë që jetojnë në qytetet e mëdha, ku dhe niveli i të ardhurave për frymë është më i lartë.

Në vend të parë për normën e lartë të inaktivitetit janë gratë që jetojnë në qytetin e Durrësit, ku 56% e atyre që janë në moshë pune (15-65 vjeç) konsiderohen si inaktive nga INSTAT.

Në vend të dytë renditen femrat e kryeqytetit, me 55%.

Më pas renditen gratë e Lezhës dhe të Kukësit, me përkatësisht 51.3 dhe 49.6%.

Ndryshe nga burrat, gratë dibrane renditen tek më punëtoret, pasi kanë një normë inaktiviteti prej 42.7%, të dytën më të ulët në vend.

Nivelin më të ulët të inaktivitetit e mbajnë gratë e Elbasanit, me rreth 37%.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNONIN NË TË ZEZË/ Zvicra iu vë "fshesën" 5 shqiptarëve
Previous article MË I MIRI I SEZONIT/ Tifozët zgjedhin "Iniestan e ri"

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT