• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“T’JU BËHET KËNGË KJO”/ Rama porosi socialistëve: Ja çdo iu përsërisni qytetarëve, Braçe s’ia del dot i vetëm!
Home
Politikë

“T’JU BËHET KËNGË KJO”/ Rama porosi socialistëve: Ja çdo iu përsërisni qytetarëve, Braçe s’ia del dot i vetëm!

20 May, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm deputetët, ku ka deklaruar prerë se zgjedhjet e 30 Qershorit nuk do të shtyhen.

Rama iu ka kërkuar të gjithë socialistëve që të organizojnë dhe të njoftojnë njerëzit në bazë, në mënyrë që në 30 Qershor të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.

“Data e zgjedhjeve nuk ndryshon! Flisni me njerëzit në bazë, duhet të ketë sa më shumë pjesmarrës”,mësohet të jetë shprehur Rama.

Ndërkohë pak ditë më parë kryeministri kishte deklaruar se nuk kishte rëndësi pjesëmarrja, dhe fokusi duhej të vendosej te rendi dhe shmangia e përplasjeve.

“Celim fushatën më 31 maj në pallatin e kongreseve. Të pranishem 61 kandidatët për kryesbashkiakë. Bashkë me ta edhe të gjithë kandidatet në listat e këshilltareve bashkiakë”, ka vijuar më tej kryeministri.

Po ashtu kreu i qeverisë ka kërkuar që të gjithë deputetët duhet të ushtrojnë kontrolle në administratë, pasi çdo hallkë e saj duhet të mbahet larg nga arroganca. Rama ka kërkuar që të gjithë socialistët të përmendin shprehjen se kush cënon zgjedhjet, do t’iu ndalohet hyrja në SHBA dhe BE.

“Derë më derë, qytet më qytet, e fshat më fshat, komunikim për rreziqet e atyre që prishin zgjedhjet. Mos u provokoni. Regjistroni ata që mund të shkaktojnë incidente. Të provojmë që nuk jemi ne shkaktarë. Të denoncojmë këdo që cënon zgjedhjet.

Këto cdo njeriu i duhet thënë që kush cenon procesin nuk shkel me ne BE dhe USA. T’iu bëhet këngë kjo! Braçe nuk e bën dot i vetëm kontrollin e administratës. Këtë duhet ta bëjë çdo deputet për çdo zonë të vetën. S’duhet të kemi arrogancë në asnjë hallkë qeverisëse”, është shprehur më tej Rama.

Ende nuk ka asnjë sinjal që palët të ulen dhe të diskutojnë për të dalë nga kriza, ndërkohë që kreu i opozitës Lulzim Basha prej disa ditësh ndodhet në Britaninë e Madhe, ku ka zhvilluar takime dhe me disa përfaqësues të parlamentit.

Ndërkohë që në mbledhjen e grupit është diskutuar që të futet me procedurë të përshpejtuar dhe ligji për minatorët, të cilët kanë protestuar edhe sot përpara ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMENDI RRJETIN ME FOTON SI "GRUAJA MACE"/ Ky detaj shokoi fansat e Marinës
Previous article DHOMA E TREGTISË DHE SIPËRMARRËSIT/ "Situata politike rëndon bizneset, politika të ulet urgjentisht"

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT