Prej afro dy orësh sistemi i pasaportave në të gjithë vendin ka hasur probleme për shkak të internetit.
Ky problem ka sjellë në të gjithë vendin pamundësinë e tërheqjes së pasaportave.
Nga ana e kompanisë ALEAT e cila është kompania që operon në Shqipëri në bazë kontrate konçesioni të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë për lëshimin e kartave të identitetit, nuk ka asnjë përgjigje konkrete për zgjidhjen e këtij problemi, pasi përfaqësuesit e saj thonë se po punohet.


