• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Manastraliu: Mamografia do të bëhet falas në të gjithë Shqipërinë
Home
Aktualitet

Manastraliu: Mamografia do të bëhet falas në të gjithë Shqipërinë

9 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Në kuadër të muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, mamografët e lëvizshëm ndaluan sot në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku kryen ekzaminimin e mamgrafisë falas gratë e punësuara në fasoneritë e zonës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, prezente në këtë depistim, u ndal te rëndësia e kontrollit të gjirit për çdo vajzë dhe grua, pasi shpëton jetën!

“Është e rëndësishme të kuptojmë se beteja me kancerin e gjirit është nje betejë që mund të fitohet! Në këtë muaj ndergjegjësimi, nuk do të reshtim se thëni e ngulituri fort në mendjen e çdo vajze, çdo gruaje, se kanceri i gjirit është një kërcënim real per secilën prej nesh. Në Shqipëri ka çdo vit 500 raste të reja – gra e vajza të prekura nga kanceri i gjirit. Për fat të keq, shumica e rasteve shkojnë te mjeku në stade të avancuara, çka e bën kancerin e gjirit një nga shkaktarët e parë të mortalitetit tek gratë”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se mamografët e lëvizshëm do të shkojnë aty ku janë nevojat, duke u dhënë mundësinë grave dhe vajzave të diagnostikohen në kohë.

“Ndaj jemi sot këtu duke ofruar falas shërbimin e mamografit të lëvizshëm për gratë e zonës së ish-Kënetës, duke afruar shërbimin aty ku janë nevojat. Do ta bejmë këtë përmes një kalendari tashmë të përcaktuar, duke shkuar me mamografët tanë të lëvizshëm në çdo fshat apo qytet, duke ndihmuar në diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit. Jemi sot në Kënetë të Durrësit, por paralelisht, shërbimi i mamografisë së lëvizshme po ofrohet aktualisht në Fier. Më pas do të ofrojmë shërbimin në Vlorë, Gjirokaster e Përmet, per ta permbyllur muajin me Lezhë. Por dua të theksoj se mamografët e lëvizshëm nuk do të ndalen. Vijojmë gjatë gjithë vitit, në çdo cep të Shqipërisë, duke mundësuar falas rreth 5 mijë ekzaminime në vit”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se po përmirësohet edhe flota e aparaturave për diagnostikimin e kancerit të gjirit, duket shtuar 5 mamografë të rinj për spitalet rajonale dhe një akserelator linear të dytë në spitalin Onkologjik.

Znj. Manastirliu bëri edhe një apel: “Gjej rastin t’ju bëj thirrje të gjithë grave dhe vajzave, të gjejnë gjysëm ore kohë për të kryer këtë ekzaminim në spitalet dhe poliklinikat tona, përgjatë gjithë muajit, si paradite ashtu edhe në oraret e pasdites”.

Të dhëna:

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë mes grave dhe vajzave në Shqipëri.

Shënohen rreth 500 raste të reja në vit.

Bazuar në një anlizë të standartizuar të vendeve të mesdheut, probabiliteti për kapjen e hershme dhe trajtimin e kancerit të gjirit, sipas raportit të vdekshmërisë me incidencën është 35%

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fituesi i çmimit Nobel për Ekonominë
Previous article Uji ju ndihmon të digjni 490 kalori

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT