• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GËNJEN “SY PËR SY”/ Basha për BBC: Asnjë polic i lënduar gjatë protestave
Home
Politikë

GËNJEN “SY PËR SY”/ Basha për BBC: Asnjë polic i lënduar gjatë protestave

19 May, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Lulzim Basha pas disa protestave që kanë nxjerrë Shqipërinë në mediat e huaja në flakë nga molotovi i militantëve të tij.

Lulzim Basha pas disa protestave që kanë nxjerrë Shqipërinë në mediat e huaja në flakë nga molotovi i militantëve të tij.

Në një intervistë të dhënë për BBC, ajo që bie në sy është që Basha, përballë gazetarit, ka gënjyer sy për sy pothuajse në të gjitha përgjigjet e dhëna. Ai ka deklaruar se gjatë protestave të opozitës, nuk ka mbetur i lënduar asnjë polic, ndërkohë që faktet thonë krejtësisht të kundërtën. Vetëm në protestën e 11 majit kanë mbetur të lënduar 15 efektivë të uniformave blu.

Më poshtë po ju sjellim faktet përballë mashtrimeve publike të Lulzim Bashës në BBC. Arsyet pse Basha gënjen dhe a gënjen njëlloj edhe në Tiranë, gjykojeni vetë. Ne po ju sjellim thjeshtë faktet përballë gënjeshtrave të Bashës:

Basha në BBC: Falë Zotit, as edhe një oficer i vetëm policie nuk lëndua.

Fakti 1: Në protestën e 11 majit janë plagosur 15 policë nga molotovi dhe sendet e forta (në protestat pararendëse poashtu ka patur efektivë të dëmtuar që janë dërguar në spital dhe bërë publike edhe nga ministi Lleshaj dhe mediat.

Basha në BBC: Padyshim (që e dënojmë dhunën)! Partia Demokratike ka bërë përherë thirrje për protesta jo të dhunshme, ajo është distancuar dhe do të distancohet gjithmonë nga dhuna.

Fakti 2: Ndërkohë që Lulzim Basha mbante fjalim në bulevard në 11 maj, militantët e tij godisnin me Molotov, flakadanë, gur, kapsollë etj kryeministrinë dhe policinë.

Basha në BBC: Dy raste të investiguara nga prokuroria e antimafias kanë zbardhur mijra orë përgjime, dhe hetimet tregojnë se kryeministri dhe anëtarë të nivelit të lartë të qeverisë së tij kanë bashkëpunuar me bosat e krimit të organizuar për të vjedhur votat gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Fakti 3: Nuk ka akoma asnjë përgjim zyrtar që konfirmon zyrtarisht përfshirjen e ndonjë zyrtari të lartë që në bashkëpunim me krimin blen vota. Aq me tepër që në këto përgjime të jetë i përfshirë vetë kryeministri.

Basha në BBC: Protesta vjen si pasojë e një krize të thellë politike në vend, pavarësisht nga raporti i “karamelizuar” i Komisionit Europian.

FAKTI 4: KE është institucioni që ka një rreptësi maksimale kur vjen puna tek ‘korrigjimi’ i provimeve të shteteve në përmbushjen e kushteve. Dhe KE, që vitin që shkoi është shprehur prerazi që Shqipëria dhe Maqedonia e veriut i kanë plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave.

Basha në BBC: Fatkeqësisht, është pothuajse vendosur shtyrja e negociatave. Vendet anëtare kanë arritur në përfundimin se përparimi i Shqipërisë drejt plotësimit të kushteve të BE për hapjen e negociatave, është i pamjaftueshme.

Fakti 5: Akoma nuk ka një vendim për negociatat dhe ato varen nga vendet anëtare dhe politikat e tyre të brendshme ku ekstremistët po rriten ndjeshëm dhe janë kundër zgjerimit të BE-së. Pra, nuk ka të bëjë fare në janë plotësuar apo jo kushtet nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, por ekstremistët janë kundër BE-së në koncept

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA "BREXIT"/ May planifikon një “ofertë të guximshme”
Previous article MILAN-FROSINONE/ Shënohen dy gola të shpejtë nga dyshja Piatek-Suso, ja "perlat" (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT