844 persona janë punësuar gjatë kësaj jave në gjithë vendin vetëm përmes Zyrave të Punës.
Sipas statistikave të punësimeve për çdo qark, për periudhën 10-16 maj, në Berat janë punësuar 31 persona, në Durrës janë punësuar 151 persona, në Fier 56 persona, në Korçë 68 persona.
Po ashtu, gjatë kësaj jave në Dibër janë regjistruar 8 të punësuar, në Elbasan 20 të punësuar, në Gjirokastër 17 të punësuar, në Kukës 16 të punësuar, në Lezhë 43 të punësuar, në Shkodër 64 të punësuar, në Tiranë 228 të punësuar dhe në Vlorë 142 të punësuar./