• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FITNESS”/ Kapet në Tiranë, kosovari i kërkuar në Gjermani për vrasje, sekuestrohen drogë dhe… (EMRI)
Home
Breaking News

“FITNESS”/ Kapet në Tiranë, kosovari i kërkuar në Gjermani për vrasje, sekuestrohen drogë dhe… (EMRI)

19 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tjetër operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor “Fitness”. Operacioni nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale  në DVP Tiranë  dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet një shtetas shumë i kërkuar  nga drejtësia gjermane për  “Vrasje me dashje”, i dënuar më parë në Gjermani për Vrasje mbetur në tentativë.

Arrestohet edhe një shtetas tjetër për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”,  i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Shpallet në kërkim shtetasi që ju kishte lënë  dy personave të arrestuar banesën e marrë me qira prej tij.

Sekuestrohen drogë e armë zjarri.

Në bazë të informacioneve  të marra në rrugë operative,  Seksioni i Kërkimit në  Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,   në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor “Fitness”

Si rezultat i operacionit  në një palestër  u bë e  mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur  në kërkim ndërkombëtar, shtetasit:

Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga  Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.

Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari  u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë dhe  i shtetasit:

A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë,  i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën  e “Durrësit”,  Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me  fishkekë që dyshohet se  i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime  me lëndë narkotike “Canabis Sativass”, që dyshohet se  i përkiste shtetasit A.S.

Njekohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qira prej tij,  23 vjeçarin Shkëlqim Kastrati.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DROGË, ARMË DHE..."/ Kush është i "FORTI KIMI" nga Kosova, që u kap në Tiranë. Ishte fshehur në... (EMRI+FOTO)
Previous article ZGJDHJET NË SHBA/ Biden kryeson sondazhet për presidencialet 2020

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË AGROTURIZËM NË FINIQ/ Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme Aktualitet

ZJARR NË NJË AGROTURIZËM NË FINIQ/ Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme

EKSPLOZIV NË BANESËN E YLLI ZALLËS/ Gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai Aktualitet

EKSPLOZIV NË BANESËN E YLLI ZALLËS/ Gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë Aktualitet

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT