Një kosovar i kërkuar në Gjermani për vrasje është arrestuar dje në një palestër në një qendër tregtare, ku ndaj tij rezulton se gjykata gjermane ka caktuar masën e arrestit me burg në mungesë.
Në shtëpi gjatë kontrollit kosovarit i kanë gjetur dhe sekuestruar armë e drogë. Kosovari i arrestuar është identifikuar si Shkëlqim Kastrati 23-vjeç.
AlpeNews.al ka siguruar foton e Kosovarit të arrestuar në Tiranë:
Përgatiti: AlpeNews.al



