Kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet në Londër nga ku po zhvillon takime ne parlamentin britanik.
Ashtu siç ka bërë edhe më parë, edhe këtë radhë Basha nuk ka nguruar së “nxiri” Shqipërinë në sytë e të huajve .
Duke harruar se në fakt janë imazhet e protestave të opozitës ato që po qarkullojnë në mediat më me zë në botës që po ngrenë pikëpyetje të mëdha, Basha shfaqet I ekzaltuar teksa thotë se në Shqipëri, karrigia e pushtetarit kushton 15 mijë euro.
Kryedemokrati shton gjithashtu se në parlamentin britaniki deputetët rrinin në këmbë dhe se edhe në atë shqiptarë ashtu duhet qendruar.
“A i keni parë se ku ulën deputetët në Britani, apo jo? Shkova dhe i pashë sot! Çdo gjashtë muaj kishin për t’i ndërruar kolltuqet te ne, atje as nuk ka vend të mjaftueshëm që të ulën të gjithë deputetët”.
/AlpeNews.al


