• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA “BREXIT”/ Debati kalon në një fazë tjetër, ja çfarë pritet…
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA “BREXIT”/ Debati kalon në një fazë tjetër, ja çfarë pritet…

18 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Laburistët ndërprenë bisedimet për Brexitin pa asnjë kompromis. Partia Laburiste Britanike dhe kryetari i saj, Jeremy Corbyn me sa duket presin orën e tyre.

Në përpjekjen për të arritur një kompromis për Brexitin, kreu i Partisë Laburiste i ndërpreu negociatat me qeverinë.

Bisedimet avancuan ‘aq larg sa ishte e mundur’, shkroi Jeremy Corbyn në një letër drejtuar kryeministres Theresa May. Ai nuk beson se mund të arrihet një marrëveshje me kryetaren e qeverisë, autoriteti i së cilës është i cënuar edhe brenda partisë.May kërkoi bisedime me Laburistët në fund të marsit. Më parë, ajo pati dështuar tre herë në parlament, me marrëveshjen e Brexit-it të negociuar nga ajo.

Për në fillim të qershorit, May ka shpallur një votim të katërt në Dhomën e Poshtme të Parlamentit – këtë herë përmes rrugës tërthore të një procesi legjislativ. Kryetarja e qeverisë donte të arrinte një kompromis me Corbyn-in, sepse i mungojnë votat e nevojshme në partinë e saj.

Kryetari i Laburistëve besohet se ka ambicie për postin e kryeministrit. Megjithatë, jo më larg se janari Corbyni dështoi me një votë mosbesimi kundër Mayt në parlament.

Njësoj si konservatorët, edhe laburistët janë të ndarë përsa i përket Brexit-it: disa duan divorc nga BE, të tjerët i qëndrojnë besnikë Brukselit.

Nga njëra anë, shumë anëtarë të partisë bëjnë thirrje për një referendum të ri, të tjerët janë prerazi kundër tij. Corbyni vetë manovron mes pozicioneve të ndryshme, në mënyrë që të mos lëndojë asnjërin nga krahët e partisë.

Oreks i madh për më shumë

Por edhe May ndodhet nën një presion të konsiderueshëm. Jo më larg se e enjtja ajo pati rënë dakord të vendosë këtë verë planin kohor për pasardhësin e saj, pavarësisht nga suksesi i marrëveshjes së saj të Brexit-it.

Te konservatorët, para së gjithash është ish-Ministri i Jashtëm Boris Johnson, që është përgatitur për Downing Street 10. ‘Natyrisht që do të kandidoj,’ tha Johnsoni i njohur si mbështetës i Brexit-it të ashpër. Ai tha se ka oreks të madh ‘për ta ndihmuar vendin të ecë në rrugën e duhur’.

Britania e Madhe duhej të largohej nga Bashkimi Evropian më 29 mars. Për të parandaluar një dalje të ashpër nga BE, bashkësia ndërkombëtare e zgjati afatin për daljen e Britanisë deri në fund të tetorit. /Dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEQARE APO JO? Beatrix Ramosaj e sqaroi statusin dhe po deshët mos e besoni (FOTO)
Previous article VUANI NGA AKNET? Kurën e keni në shtëpi dhe është shumë efikase

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK KA PROVA SE KA KRYER..."/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij Botë

"NUK KA PROVA SE KA KRYER..."/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet… Botë

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet…

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të Botë

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT