Adelina Ismaili u duk se po merrej me ndonjë projekt kinematografik, sepse pati pak dramacitet në zërin e saj kur tha për “Prive”.
“Akoma s’kemi përfunduar asgjë, jemi vetëm në fillim”.
Megjithatë, bëhet fjalë për një komedi dhe jo një komedi për kinema por për televizion. Ismaili do ta nisë aktrimin si pjesë e serialit “O Sa Mirë” që transmetohet në “Klan Kosova”.
“Prive” zbulon se do të jetë guest star (e ftuar për një ose pak seri) në këtë serial, por do të na duhet të presim ca nëse duam ta shikojmë.
Muajin e shkuar, Ismaili deklaroi se do të tërhiqet nga muzika, pasi u kthye pas shumë kohësh me një koncert në Gjakovë.


