• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA TRAGJIKE E DY USHTARËKEVE SHQIPTARË/ Vjen reagimi i NATO: Jemi të shokuar…
Home
Sociale

VDEKJA TRAGJIKE E DY USHTARËKEVE SHQIPTARË/ Vjen reagimi i NATO: Jemi të shokuar…

17 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

NATO i është përgjigjur interesit të ‘News24′ për të hedhur dritë më shumë se çfarë ndodhi në bazën ushtarake “Camp Adazi” në Letoni ku dy ushtarakë shqiptarë humbën jetën tragjikisht.

Në përgjigjen dërguar gazetares Aurora Golemi, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu,  përgjigjet zyrtarisht, për herë të parë, pas tragjedisë së rëndë të ndodhur Letoni.

Përgjigja e plotë e Oana Lungescu:

“Jemi të shokuar në selinë qëndrore për vdekjet tragjike.

Jemi trishtuar thellësisht pasi mësuam për humbjen e jetëve të dy ushtarakëve shqiptarë, nëntetare Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, të cilët ishin pjesë e grup-batalionit kanadez  të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s.

Ata po kryenin një shërbim të rëndësishëm që kishte të bënte me asgjësimin e sigurt të mjeteve plasëse.

Ne mbajmë zi për ta dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe të dashurve të tyre por edhe gjithë kombit shqiptar për humbjen tragjike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Aleatët ua përcollën ngushëllimet e tyre Shqipërisë në Këshillin e Atlantikut të Veriut për këtë humbje të tmerrshme.

Burrat dhe gratë nën uniformë me mision e Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s përfaqësojnë shpirtin unik të solidaritetit tone Euro-Atlantik dhe të sigurisë kolektive.

Ata vijnë nga vende të ndryshme por ata punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët: të mbrojnë sigurinë e kombit tonë dhe të qytetarëve tanë, nën principin udhëheqës të mbrojtjes sonë kolektive “Një për të gjithë, të gjithë për një”

Ne qëndrojmë plotësisht të përkushtuar për të  përmbushur  misionin tonë, ne do vijojmë të marrim të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e personelit tonë në misione dhe të ndalojmë që të tilla aksidente të ndodhin përsëri në të ardhmen.

NATO e vlerëson thellësisht kontributin e Shqipërisë për sigurinë euro-atlantike, përfshirë pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet tona.

Ne kurrë nuk do ti harrojmë ata që bënë sakrificën më sublime. Mendimet tona janë me familjarët dhe të dashurit në këtë kohë të vështirë”…

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHISNIN NAFTËN E VJEDHUR/ Si e grabitën kompaninë 2 punonjësit, dyshohet se...
Previous article SFIDA ME PARTIZANIN/ Trajneri Shkëmbi: Kemi objektiv vendin e tretë dhe pa dyshim...

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Aktualitet

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT