Policia italiane arrstoi një 27-vjeçar shqiptar, I specializuar për vjedhje në shtëpi luksoze.
I ashtëquajturi “Doktor K”, shqiptari Klodian Nikolli. Mediat italiane kanë ndërtuar një profil të shqiptarit. Ata janë bazuar në deklaratat e së dashurës së tij Ruse, 39 vjeçe e martuar dhe me tre fëmijë.
PO KUSH ISHTE “DOKTOR K” OSE KLODIAN NIKOLLI:
Shqiptari bënte festa dhe pushime në Kosat Smeralda, ndërkohë që sendet e gjetura në apartamentin e marrë me qira prej tij, janë të një çmimi shumë të lartë. Atij iu gjet një çantë shpine Skorpion Bay, ku “Dr.k, mbante sendet e punës.. Dr.K e ak përfunduar Universitetin në Bocconi për Ekonominë Politike, me rezultate të larta, me një italishte të rrjedhshme, por një djalë I heshtur. Së bashku me të dyshohej se punonte edhe një ish-bashkëpunëtor I tij.
Shqiptari ka lindur në Durrës e më pas ka shkuar në Itali, por tashmë ai nuk jeton me familjen, por vetëm.
Klodian Nikolli sipas policies italiane ishte një Mashkull elegant, me një fytyrë të pastër e të bukur, I hijshëm dhe me mirësjellje. Ai kishte krijuar një jetë sociale me miqtë, tek pushimet e luksit me të dashurën e tij ruse, që ka treguar se shqiptari I ka paguar të gjitha.
Rusja ka thënë se nuk ka dyshuar kurrë se Dr.K ishte hajdut. “ Unë nuk kam dyshuar kurrë për të. Ai kishte shumë ora, bizhuteri ari, antike, libra dhe diploma të lëshuar nga Bocconi.
Në listen e sendeve të vjedhura nga shqiptari, janë gjetur 2 lapsa Cartier, 3 Mont Blanc, 4 Parker dhe 2 Waterman, 2 orë Rolex dhe një Pequignet, një çakmak Cartier, 4 Iphone, 2 Ipad dhe 3 pal♪7 syze dielli Persol.
Përgatiti: AlpeNews.al





