• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I KAM SIGURUAR MIJËRA VOTA LSI”/ Elda Hoti flet për pranimin e mandatit: Kryemadhi na mësoi se janë fituar me gjak
Home
Intervista

“I KAM SIGURUAR MIJËRA VOTA LSI”/ Elda Hoti flet për pranimin e mandatit: Kryemadhi na mësoi se janë fituar me gjak

17 May, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Politikë

Elda Hoti, është një nga deputetet më të reja në Kuvend dhe vjen si pjesë e partisë Lëvizja socialiste për integrim.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, Hoti shprehet se ka ardhur koha që opozita e re të jetë faktor i rendesishëm në vend.

Sa i përket termit “tradhtar” të përdorur nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Hoti kujton deklaratën e saj mbi mandatin e marrë me gjak. 

Hoti gjithashtu shprehet se pas kthimit të Kryemadhit nga SHBA, LSI do të ndryshojë kursin politik.

Intervista e plotë:

1. Përse vendosët të pranonit mandatin e deputetit?

Ka disa arsye pse pranova mandatin e deputetes: – Mandati parlamentar është personal dhe jo kolektiv, – Unë kam luftuar me rrethin tim familjar dhe i kam siguruar mijera vota forcës politike, – Njerzit që më kanë votuar kërkonin perfaqesim dhe i detyrohem zonës elektorale, – Unë jam me profesion juriste dhe Kuvendi është tryeza e ligj-bërsve, pra jam në fushën time, – Mandati im nuk është i dhuruar por i fituar me një fushatë të jashtezakonshme në Kurbin, Milot, Lezhë, Mirditë….

2. Çfarë mendoni per termin “tradhtar” që Monika Kryemadhi përdori për ju dhe kolegët që pranuan mandatin?

Nuk kam asnjë koment më shumë apo më pak për këtë pyetje por dua të përsëris atë çka vetë Monika Kryemadhi ka thënë 2 vjet rresht: “LSI nuk djeg mandatet sepse i ka mandate gjaku” Besoj që Znj. Monika Kryemadhi ka qënë e sinqertë kur rrefuzonte djegien e mnadatit. Po ne i kemi fituar me gjak këto mandate.

3. A keni pasur nje komunikim me kryetaren e LSI pas vendimit?

Kjo pyetje është e parëndësishme. Kryetarja e LSI ka një axhend të ngjeshur brenda dhe jashtë vendit.

4. Me një vezhgim të thjeshtë kuptohet se me Kryemadhin keni qënë të afërta. Përse vendose të dalesh kundër vullnetit të saj si kryetare e partisë?

Sepse jam e sigurtë që LSI do ri-kthehet dialogut. Lëvizja ishte për Integrimin e vendit. Unë kam bindjen se pas kthimit nga SHBA Monika Kryemadhi dhe LSI do ndryshojnë kursin politik. Hallet e PD-se nuk do e fundosin LSI-në.

5. E kishit menduar se një ditë do të ishit pjesë e Kuvendit, apo e gjitha kjo situatë erdhi e papritur për ju?

Sigurisht që e kisha menduar. Une kam pasur oferta nga disa forca politike. Kam reputacionin, njohjet dhe kapacitetet për ta realizuar objektin. Ne luftuam të jemi në parlament dhe jo të bëjmë xhiro në bulevard.

6. Si është fryma midis opozitës së re në Kuvend?

Ka shumë individ të spikatur por edhe mungesa eksperiencash. Në thelb ka nevojë për organizim dhe lidership. Të dyja mungojnë! Opozita e Re është ende e brishtë por dhe objekt sulmesh nga mediat. Etiketimi “tradhtar” është i padrejtë sepse në fund po rezulton që listat e “tradhtarve” qenkan më të gjata se “besnikve” Opozita e Re pas disa muajsh do jetë faktor i jashtzakonshëm në parlament!

7. Çfarë duhet të presin qytetarët nga Elda Hoti në Kuvend?

Pritshmëria është e madhe! Fillimish duhet të jem zë ndryshe. Opozita e vjetër demostronte vetëm dhunë, zjarr, tym, vezë, sharje, përplasje. Modeli opozitës vjetër i ka lodhur shqiptarët. Me gjithe sukseset, arritjet apo deshtimet, çdo model e ka nje fund. Ka ardh koha te tregojmë fryme te re. Dua të jem një zë ndryshe. Dua të jem zëri larg frikës, larg interesave, larg konjukturave! Dua të punoj 24 orë që në 2021 të sjellim një parlament tjetër plot me patriotizëm dhe energji. Koha për ndryshim.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITOI ÇMIMIN.../ Modelja seksi tregon se si shtoi mbi peshë (FOTOT)
Previous article PARA ZGJEDHJEVE/ Europianët mund të jenë krenarë për arritjet e tyre

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT