• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON ARRESTIME/ Vuçiç: Mitrovica do mbetet e pambrojtur
Home
Rajon

PARALAJMËRON ARRESTIME/ Vuçiç: Mitrovica do mbetet e pambrojtur

17 May, 2019 k.autor Rajon

Serbia ka paralajmëruar arrestimin e dhjetëra policëve dhe shtetasve serbë nga autoritetet e Kosovës. Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, operacioni i planifikuar pa baza ligjore do të vijë një ditë pas zgjedhjeve që do të mbahen këtë fundjavë në komunat e Mitrovicës Veriore. Synimi politik mbetet nënshtrimi i popullatës serbe.

Serbia po i pret me trazira zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen të dielën në disa komuna serbe të Mitrovicës Veriore.

Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi për televizionin vendës shtetëror, RTS, se ka marrë informacione për arrestimin e pjesëtarëve të komunitetit serb në vend, mes tyre edhe agjentë të policisë.

Aleksandër Vuçiç: “Të hënën pritet të arrestojnë 26 policë nga veriu i Kosovës dhe 15 shtetas të tjerë me pretekstin e pjesëmarrjes në afera korruptive dhe pretendime të tjera të pabaza. Kjo bëhet me qëllim që Mitrovica të mbetet e pambrojtur dhe që ndaj popullit tonë të kryejnë gjërat më të ndyra.”

Presidenti Vuçiç tha se Serbia i ka kuptuar synimet e Kosovës për ta vënë të gjithë veriun nën kontrollin e vet, ndërsa paralajmëroi se përgjigjja do të vijë e përmbajtur por në mbrojtje të popullit serb.

Duke komentuar rezolutën që Prishtina miratoi një ditë më parë për gjenocidin dhe krimet e ish-regjimit serb në vitet 98-99, Vuçiç tha se disa kombe të Ballkanit e kanë të vështirë të shohin nga e ardhmja.

Aleksandër Vuçiç: “Kanë urrejtje për popullin serb, edhe pse gjithmonë thonë se janë vetëm kundër individëve që kryen krime kundër popullit të tyre. Por kur mbetesh vetëm te një stad i caktuar çmendurie dhe verbërie politike, nuk del asgjëkund.”

Vuçiç shtoi se Kosova me rezolutën e fundit për gjenocidin serb tregoi se nuk do që të mbyllë rrethin vicioz që vazhdon t’i mbajë dy palët larg pajtimit të mundshëm.

Kreu i shtetit serb tha se mbetet i gatshëm t’i drejtohet parlamentit vendës për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë me Prishtinën, megjithëse në një referendum populli serb do të ishte kundër propozimit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUKS EMIGRANTËSH KLANDESTINË/ Riaktivizimi i rrugës ballkanike "nxit" terrorizmin
Previous article PROGRES/ 16% më shumë EKSPORTE të materialeve të ndërtimit dhe metaleve

k.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT