• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMOI POLICINË ME BOMBA MOLOTOV/ Kush është TROPOJANI opozitar që u kap sot
Home
Breaking News

SULMOI POLICINË ME BOMBA MOLOTOV/ Kush është TROPOJANI opozitar që u kap sot

16 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një personi të dyshuar se ka sulmuar institucionet dhe punonjësit e policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë dhe sende të forta. Ai është M.Q., 40 vjeç, me origjinë nga Tropoja.

Njoftimi i Plotë

Kapet dhe ndalohet një ndër personat, i dyshuar kryesor, që ka sulmuar institucionet shtetërore dhe punonjësit e Policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë, sende të forta, etj.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën djeshme të opozitës të datës 11 Maj 2019, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. Q., 40 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Ky shtetas në datë 11.05.2018, në orët e pasdites, gjatë zhvillimit të protestës nga ana subjektit politik Partia Demokratike dhe aleatet e saj, ka kundërshtuar dhe goditur në detyrë punonjësit e Policisë së Rendit, që ishin dislokuar me shërbim para godinës se Kryeministrisë dhe Parlamentit dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, ka hedhur bomba molotov, flakadanë, fishekzjarrë dhe kapsolla, në drejtim të forcave të rendit dhe Kryeministrisë.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov, kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në institucionet shtetërore.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRUGA TIRANË-DURRËS/ Balluku: Nuk ka tarifë në shtator! Fillojmë me...
Previous article DEBATI I FORTË/ Ja cili shtet nëshkroi ligjin që penalizon abortin

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT