• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MODEL FRYMËZIMI/ Erion Veliaj i dorëzon “Medaljen e Mirënjohjes” violinistit me famë botërore, Tedi Papavrami
Home
Kulturë

MODEL FRYMËZIMI/ Erion Veliaj i dorëzon “Medaljen e Mirënjohjes” violinistit me famë botërore, Tedi Papavrami

16 May, 2019 enxhi.autor Kulturë

Violinisti shqiptar me famë botërore, Tedi Papavrami dhe pianisti François Frederic-Guy sollën mjeshtërisht për publikun kryeqytetas në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Orthodokse tingujt e sonatave më të njohura të Ludwig van Beethoven. Pas koncertit, Papavrami u prit në një takim nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi talentin e violinistit shqiptar, i cili tashmë është edhe një frymëzim i jashtëzakonshëm për artistët e rinj.

“Sa herë vjen në Tiranë, kthimin tënd mijëra njerëz e shohin si një kthim tek rrënjët, si një model frymëzimi”, tha Veliaj. Në emër të qytetarëve të Tiranës, ai i dorëzoi artistit “Medaljen e mirënjohjes” dhe e falenderoi për vëmendjen e vazhdueshme që tregon për vendin e tij. “Si kryetar të jap medaljen e mirënjohjes së Bashkisë së Tiranës. Unë e di që ti i përket gjithë Shqipërisë, gjithë Evropës dhe gjithë botës sot, me aq i madh sa je bërë, por gjithmonë ne të Tiranës na pëlqen të të quajmë më tonin, se sa të tjerët, dhe besoj se mund të mburremi sadopak, që një djalë i qytetit tonë na ka bërë kaq krenarë. Të falenderoj shumë në emër të të gjithë qytetit sepse pavarësisht sa lart fluturon, gjithmonë i ke sytë, veshët, mendjen mbrapa. Faleminderit që na sjell hir në qytetin tonë, sa herë kthehesh këtu”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Mes emocioneve për këtë vlerësim, Papavrami falenderoi kryebashkiakun Veliaj për nderimin që iu bë. “E ndiej veten krenar dhe të prekur nga ky gjest. Shumë faleminderit”, tha ai. Tedi Papavrami ka interpretuar në Europë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker, etj. Ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K. Sanderling, C. Hogwood, A. Pappano, L. Langree, G. Varga, Z. Macal, J. C. Casadesus, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JOZEFINA TOPALLI LARG POLITIKËS/ Bashkë me vajzën vijon me jetën sportive
Previous article E BUJSHME NGA FRANCA/ "Los Blancos" kërkojnë të "rrëmbejnë" yllin e Liverpool...

enxhi.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT