• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Gjonaj: Do mbyllim burgjet e Krujës dhe Sarandës, janë amortizuar (Shigjeton LSI-në për punësimet)
Home
Politikë

KUVEND/ Gjonaj: Do mbyllim burgjet e Krujës dhe Sarandës, janë amortizuar (Shigjeton LSI-në për punësimet)

16 May, 2019 F.autor Politikë

Opozita e re zhvilloi interpelancën e dytë me qeverinë Rama në Kuvendin e Shqipërisë. Pas ministrit Lleshaj pak javë më parë, sot ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që u thirr në interpelancë nga deputeti Lefter Maliqi për cështjen e burgjeve. Maliqi i kërkoi llogari Gjonajt për ‘Burgjet’ që drejtoi vetë, pasi para se të pranonte mandatin e deputetit ka qenë zv/ drejtor i përgjithshëm i Burgjeve prej 2017, ndërsa pas betimit në Kuvend tashmë kërkoi llogari për testimet e policisë së burgjeve, prokurimet, korrupsionin, konfliktin e interesit dhe problemet e tjera në sistemin penitenciar.

Interpelanca e Lefter Maliqit me ministren e Drejtësisë Gjonaj për Burgjet
Lefter Maliqi: 
Urime 61 kandidatëve për kryebashkiakë dhe i lini ndonjë mandat nga tepsia nga opozita e re, por besoj që do të arrini ndonjë marrëveshje. Pyetjet e mija për ministren janë; kur hoqët Stefan Cipën thatë do të bëhet analiza e burgjeve për dy javë, por porosia nuk është zbatuar, kanë kaluar pesë muaj. Drejtoria e Burgjeve këto dy vite ka kaluar në lëvizje dhe akuza të shumta dhe drejtuesish, për të marrë një polic kërkohet vërtetim personaliteti, po drejtuesit me firmën tuaj kalojnë në sitë? A e meritojnë atë vend pune? Do të ndaloj edhe te cështja e amnistisë, ne përgatitëm pikat dhe faljet, pasi ka dy vite që nuk është bërë, edhe për shkak të opozitës dhe aty ka të dënuar për 30 gr drogë për vjedhje të lehta, vrasësit janë dënuar shumë pak dhe pjesa më e madhe janë të lirë. Kur do të kalojë amnistia. Vjetërsia e punonjësve të burgjeve nuk njihet. A ka kalim kompetencash, për ligjin për policinë e burgjeve dhe të drejtat e të dënuarve, pasi ju propozoni, lironi dhe shkarkoni me propozim të drejtorit të përgjithshëm. Në cdeo burg ka nga 10% të sëmurë mendor, ndërsa ka vetëm dy IEVP- Kruja dhe Spitali i burgut për ti trajtuar. A ka ndonjë politikë për ndonjë rehabilitim për këta. Nuk ka mjete, as ambulanca.

Ministrja e Drejtësisë: E keni parë nga afër situatën për 1.5 vite zoti Maliqi. Siguria në institucione është garantuar. Gjendja në të cilën e gjetëm në 2017 ishte e mjerueshme edhe për mungesën e sigurisë dhe kushtet e infrastrukturës ku ndodheshin të dënuarit. Në më pak se dy vite kemi bërë ndryshim rrënjësor duke e kthyer në një sistem të sigurt. Ndryshuam rekrutimin e stafit. E shikonin drejtorin për të bërë ndere partiake dhe e shikonin pozicionin për përfitime. Në sirtarët e atyre që i kishin harruar u gjetën lista të punësimeve sipas zonave të deputetëve dhe përfitime votash. Por tani cdo rekrutim realizohet në bazë të njohurive. Punonjësit e burgjeve duhet të kenë një trajtim më të mirë financiar por u rrit me 7%. Një numër i stafit ishte punësuar jashtë kritereve, 130 persona kishin rekorde penale dhe u shkarkuan nga detyra. Gjendja ka lënë për të dëshiruar. Raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës. Kam vendosur konservimin e dy institucioneve të Krujës dhe Sarandës që të shkojë drejt mbylljes, pasi janë të amortizuara. Numri i celularëve të bllokuar ka qenë i konsiderueshëm dhe për herë të parë instaluam bllokimin e valëve telefonike do të shtrihet në të gjitha burgjet. Zbatimi i regjimit ’41-bis’ është një tjetër reformë e marrë, që do të zbatohet shumë shpejt në dosjet e para.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREZATON TËRËSISHT/ Modelja e njohur 22-vjeçare shfaqet një muaj pas lindjes në tapetin e kuq të "Cannes" (FOTO)
Previous article ‘’PO HANIN BYREK”/ Deputeti i PD rrëfen si "PËRZURI" nga bari i tij Kryemadhin dhe Metën (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/  Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi Politikë

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/ Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush Breaking News

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

TENSIONE NË KUVEND/ Opozita nuk lëshon foltoren dhe shkëmben replika me Peleshin. Ndërpritet seanca Politikë

TENSIONE NË KUVEND/ Opozita nuk lëshon foltoren dhe shkëmben replika me Peleshin. Ndërpritet seanca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT