Ditën e sotme mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i major Klodian Tanushi, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
Mësohet se në aeroportin “Nënë Tereza” avioni me trupin e majorit do të mbërrijë në orën 12:45 dhe më pas do të zhvillohet një ceremoni nderimi në nder të ushtarakut shqiptar.
Ndërkaq, homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.
Major Klodian Tanushi, la pas tre fëmijë ai ndërroi jetë 4 ditë pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine në një bazë ushtarake. Po ashtu në këtë incident tragjik humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si dhe u plagosos reshter Julian Kapaj.



