Nëna e dy vajzave që janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Kavajës ka ndërruar jetë, së bashku me një nga pasagjerët e mjetit që i përplasi.
Mësohet se mjeti tip ‘Mercedes Benz’ ku ndoheshin tre të rinj ka dalë nga rruga dhe ka përplasur fatalisht nënën me dy vajzat e saj të cilat kanë qenë duke ecur në trotuar. Si pasojë e përplasjes së fortë kaq ndërruar jetë menjëherë nëna e dy vajzave dhe një nga djemt që ndodheshin në mjet.
Rezulton se mjeti me targa AA 615 VO ishte marrë me qera nga të rinjtë, ndërsa dyshohet se shkak paraprak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave e ‘Benzit’.
Nga spitali i Durrësit njoftohet se të plagosurit janë transportuar me makina të rastit nga kalimtarët.


