• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BOMBAT MOLOTOV NË PROTESTË/ Alarmi nga kimistët: Të afta të vrasin njerëz
Home
Breaking News

BOMBAT MOLOTOV NË PROTESTË/ Alarmi nga kimistët: Të afta të vrasin njerëz

14 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në tubimin e 11 majit, protestuesit hodhën bomba molotov ndaj dy institucioneve, Kryeministrisë dhe Kuvendit. Ylli Bërdufi është me profesion kimist ushtarak. Ai tregon se bombat molotov janë përdorur gjatë luftës civile në Spanjë në vitet 1930, fillimisht për qëllime luftarake kundër mjeteve të blinduara dhe objekteve të fortifikuara.

“Në shishe qelqi të mbushur me benzinë, me një ndezës të jashtëm. Mund të jetë një ndezës i përgatitur industrialisht, apo qoftë edhe një copë leckë e lidhur pas saj dhe e lyer me benzinë, që e mban flakën të ndezur deri në momentin që shishja shkon e përplaset në objekt.

Temperatura e djegies në të dyja është rreth 1.000 gradë, shumë e lartë. Qoftë kur është e holluar, benzinë normale, qoftë kur është e mpiksur me kimikate të ndryshme, ose me lëndë të tjera që i shtohen”, thotë Ylli Bërdufi për Top Channel.

Bombat artizanale u pagëzuan me emrin “molotov” në mënyrë sarkastike nga forcat luftarake finlandeze, gjatë luftës ruso-finlandeze ose siç njihet ndryshe “lufta e dimrit” në vitin 1939. Finlandezët godisnin me këto bomba forcat ushtarake të ministrit të Jashtëm sovjetik, Vjačeslav Molotov.

“Mermeri nuk digjet, nëse mund të jetë djegur është djegur lënda drusore. Po të ketë pemë i than dhe i djeg. Por, rreziku më i madh është kur bie mbi trupin e njeriut, sepse e ka temperaturën shumë të lartë dhe djegia është e menjëhershme sidomos kur është benzinë e pampiksur.

Kjo nuk i jep kohë të prekurit që të bëjë shuarjen e saj. Ai që do t’i japë ndihmën dikujt të prekur, duhet të jetë shumë e shpejtë. Shuarja e lëndës djegëse që përdoret për bombat molotov bëhet thjesht duke e izoluar me një rrobe, batanije apo xhaketë të dikujt tjetër. Mjafton që lënda djegëse të mos marrë ajër”, tha më tej Ylli Berdufi.

Përveç luftës civile spanjolle e asaj ruso-finlandeze, molotovi është përdorur masivisht nga ushtria sovjetike në Luftën e Dytë Botërore, ndaj tankeve dhe autoblindave gjermane. Sot përdoret nga guerrilasit për të shkaktuar dëme në mjete e njerëz në forcat e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË NË KRYE TË LISTËS SË DËSHIRAVE/ "Djajtë e Kuq" ka gati 150 milionë euro për yllin e Napolit...
Previous article FINALJA E MADHE CHAMPIONS/ Ja pamjet nga brenda stadiumit "magjik" të Atleticos (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT