• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAVARËSIA E GJYKATAVE/ BE paralajmëron Rumaninë për dobësimin e ligjit
Home
Nderkombetare

PAVARËSIA E GJYKATAVE/ BE paralajmëron Rumaninë për dobësimin e ligjit

14 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Komisioni Evropian kërcënoi se do të ndërmarrë veprim ligjor kundër Rumanisë nëse kjo e fundit nuk i ndalon hapat që dëmtojnë pavarësinë e gjykatave dhe luftën kundër korrupsionit.

Komisioni, që është krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se masat e miratuara nga Social-Demokratët në pushtet, përmbysin vitet e reformave të anti-korrupsionit dhe dobësojnë sundimin e ligjit në Rumani.

Zëdhënësi Margaritis Schinas tha në një konferencë për media në Bruksel se zëvendëspresidenti i parë i Komisionit, Frans Timmermans, i ka dërguar një letër paralajmëruese Qeverisë së Rumanisë.

“Shqetësimet kryesore lidhen me zhvillimet që pengojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën efektive kundër korrupsionit, përfshirë mbrojtjen e interesave financiarë të BE-së dhe në veçanti ndryshimet e miratuara së voni në kodin penal, që mundësojnë mosndëshkim de facto për krimet”, tha Schinas.

Komisioni tashmë ka vënë Hungarinë dhe Poloninë nën një vëzhgim të posaçëm të sundimit të ligjit, për shkak të hapave të tyre për të shtrënguar kontrollin e shtetit mbi gjykatat, mediat, institucionet akademike dhe grupet e avokimit.

Një gjë e tillë teorikisht mund të çojë në aktivizimin e nenit 7 të BE-së, që do të rezultonte me pezullimin e të drejtave të tyre të votimit në BE. Schinas tha se veprime të ngjashme do të ndërmerren kundër Rumanisë, nëse nuk adresohen shqetësimet e BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMRON IRANIN/ Trump: Nëse bëjnë ndonjë gjë do ta vuajnë
Previous article E SHQETËSUAR/ NATO-ja apel për përfundimin e përleshjeve në Libi

k.autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT