“GAME OF THONË”/ (Edicioni II, Seria 2)
Kur zbulohej formula sekrete për shërimin e “Mbretërisë”!
Nga Alfred Peza
SINOPSIS
Sapo kishte marë letrën e “këshilltarit” të tij në Shqipëri, përfaqësuesi i “Zotit tonë mbi Tokë”, vrapoi drejt kthinës së blinduar antipërgjim, për ta lexuar me zë të lartë.
E kishte zakon qëshkurse kishte mësuar gjuhën e këtij vendi, që ti deklamonte ato zëplotë, në mënyrë që ti kuptonte më mirë. Ishte sikur përkthyesi i tij besnik, tia lexonte përballë, duke gërmëzuar qartësisht çdo fjalë.
Rrugës po mendonte një nga monologjet që i kishte mbetur më shumë në mendje, nga seriali i famshëm “Game of Thrones”:
“Ai është një burrë i zgjuar, këshilltari yt. E them këtë sepse kam njohur burra të zgjuar dhe i kam injoruar ato.
Lordat e Uesterios janë dele.
A je ti dele?
Jo.
Ti je dragua.
Ji dragua”.
TRAILER
E pasi e lexoi dhe e rilexoi derisa sa u lodh, mëkëmbësi i “Zotit” në Tiranë, ishte në gjendje që të kuptonte me fjalët më të thjeshta,- për herë të parë pas kaq kohësh me shërbim këtu,- labirinthin më të komplikuar të jetës së tij.
Pa e kuptuar as vetë, prapa një flete të shkruar, kishte shfrytëzuar bardhësinë e saj për të renditur me pika e fjalëkyçe, esencën e një raporti për qendrën, i cili e kuptoi që tani se do të ishte ndoshta më i gjati i jetës së tij diplomatike.
“Mundohem që të njoh sa më shumë njerëz që mundem, pasi kurrë nuk i dihet se kush nga ata, do të më duhet”! Kishte qenë kjo moto e sagës epike, që e kishte ndihmuar, për të gjetur mes tre milionëve, njeriun e ëndrrave. “Magjistarin” që dinte tia bënte edhe intrigën më të koklavitur ballkanike, që ta kuptonte me një barsaletë, me një fjalë të urtë popullore apo me histori gazmore.
“Bota shqiptare në Ballkan” ishe e gjitha një alegori. Ndaj edhe ai vetë, këtë kishte vlerësuar tek këshilltari i tij. Ia shpjegonte situatat e bashkëkombasve të tij, vetëm me alegori.
Pasi i hodhi një shikim të shpejtë pikave që kishte nxjerrë, u fokusua tek ato që i kishte qarkuar me pafundësi rrathësh:
Ilaçi i shërimit të sëmundjes?
“Reforma në drejtësi”.
Sa do të zgjasi kura?
“Aq sa ka luftuar Skëndërbeu mbi kalë kundër turqve.”
Çfarë qëllimesh afatshkurtra arrihen?
“Me një gur vriten të gjithë zogjtë e sëmurë dhe izolohet virusi”.
Qëllimet afatmesme?
“Nuk ka më qofte ke daja”. Ose: “Kalorësit e Bardhë” nuk do të lenë pasaardhës!
Qëllimi strategjik?
“Mbretëria shqiptare” e Perëndimit hyn përfundimisht në rrugën e “Zotit tonë mbi Tokë”!
Kaq edhe për sonte…
Ju çoj të fala të gjithëve!


