Shpërthimet nga mjetet piroteknike në marshim protestën e opozitës joparlamentare ishin të fuqishme – thanë burime nga Policia për Shqiptarja.com – dhe është duke u verifikuar për llojin e mjeteve të rrezikshme shpërthyese që u përdorën.
Vetëm tek Drejtoria e Policisë së Tiranës u hodh një bombë molotov e cila nuk pati shpërthim aq të fuqishëm sa ata të hedhura njëra pas tjetrës në protestën e 11 majit. Bomba molotov është hedhur në tokë dhe jo në drejtim të godinës, flaka e së cilës është shuar shumë shpejt.


