Ka nisur protesta e pestë kombëtare e opozitës jo kuvendore kundër qeverisë. Në këtë tubim që ndryshe nga të tjerët është menduar të zhvillohet me marshime drejt pesë institucioneve që sipas opozitës janë vegla të qeverisë: Kryeministrisë, Parlamentit, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
AlpeNews.al sjell momente ku militantët e Partise demokratike shkulin gardhin tek Parlamenti dhe e hedhin drejt efektivëve të policisë.




